Mesfushori i kombëtares shqiptare dhe Interit, Kristjan Asllani, ka treguar se ëndrra e tij për momentin është të mundë Italinë në kampionatin europian me Shqipërinë.
Shqiptari është rrëfyer për faqen zyrtare të kampionatit italian nuk është kursyer të tregojë ëndrrën e tij më të madhe, duke u shprehur:
“Nuk do doja ta thoja këtë me zë, por ëndrra ime, jo e madhe do të thoja, por e vogël, është të fitoj kundër Italisë në kampionatin Europian”. Këtë përgjigjje Asllani e dha teksa bashkë me Interin përgatitet të luajë sonte finalen e Superkupës së Italisë kundër Napolit.