Futboll Superiore-Mbyllen pjesët e para Teuta-Vllaznia 1-0, Kukësi-Laçi 0-1

Kanë përfunduar pjesët e para të dy ndeshjeve që mbyllin javën e 22-të të Kategorisë Superiore, Teuta-Vllaznia dhe Kukësi-Laçi. 45 minuta këto që folën në favorin e durrsakëve dhe të laçjanë, të cilët në mbyllje të kësaj pjese janë në avantazho të rezultatit minimal 1 me 0.

Në stadiumin “Niko Dovana” të qytetit të Durrësit diferencën e ka bërë goli mjeshtror i shënuar nga Dejvi Bregu. Ka qënë minuta e 25-të, kur pas një krosi të dhënë nga goditja e këndit në të djathtë të sulmit durrsak në zonën e Vllaznisë, topi është larguar përkohësisht nga zona e portjerit, por pa dale nga zona e rreptësisë, aty ku ka gjetur Dejvi Bregun që me një harkim perfekt e dërgon topin në trekëndëshin e majtë të portjerit kuqeblu Bojan Zogoviç. 1 me 0 për Teuten, e cila duhet thënë se përgjithësisht minutat e kësaj pjese i ka administruar më mirë se sa Vllaznia. Madje, përpos golit të avantazhit është shfaqur e rrezikshme edhe në disa momente të tjera.

Nga ana tjetër, kuqeblutë, vazhdojnë të mos jenë në formën e duhur sportive, ashtu siç ka qënë kjo skuadër deri në pesë javë më përpara kur filluan disi problemet në lojën Vllaznisë.

Ndërkohë, në ballafaqimin tjetër, Kukësi-Laçi, skuadra e drejtuar nga Shpëtim Duro vazhdon serinë e rezultateve pozotive. Goli i shënuar nga Musta që në minutën e 4-tërt për Laçin ka vijuar të qëndrojë në fuqi deri në mbyllje të pjesës së parë duke mbajtur në fuqi avantazhin laçjan.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu