Presidenti i Federatës Saudite të Futbollit: “Ai ka të drejtë të shpjegojë këndvështrimin e tij dhe më pas do të vendosim”
Çështja Roberto Mancini shpërthen në Arabinë Saudite. Trajneri përfundoi në një stuhi pasi u largua nga fusha para përfundimit të penalltive. Trajneri nga Jesi, i cili menjëherë kërkoi falje, duke pretenduar se mendonte se ndeshja kishte mbaruar, nuk u ndal për të parë penalltinë vendimtare të koreano-jugorit Hëang Hee-chan që eliminoi skuadrën saudite.
“Ne do të diskutojmë me të sepse ajo që ndodhi është e papranueshme – tha presidenti i Federatës Saudite të Futbollit, Yasser Al-Misehal, në një intervistë për transmetuesin saudit SSC – Ai ka të drejtë të shpjegojë këndvështrimin e tij dhe pastaj ne do të vendosim. Teknikisht jemi të kënaqur me paraqitjen në Kupën e Azisë, megjithëse nuk më pëlqen kurrë të humbas”.