Saturday, May 18, 2024

(Intervista) Osmani: Vllaznia është në rrugën e duhur. Tekniku kuqeblu, flet pas barazimit me Partizanin dhe vazhdimësinë

Lexo

Sipas tij, Vllaznia pavarësisht këtij barazimi sërish mund të thuhet se është në rrugën e duhur. Ai ka vlerësuar lojtarët për atë që kanë dhënë në fushën e lojës, si edhe për atë që kanë paraqitur në këtë sfidë.

Një frenim ndaj Partizanit, ju shqetëson ky barazim?

Pas rezultateve të arritura në këto javë që të gjithë dëshironim të fitonim edhe në këtë sfidë ndaj Partizanit. Veçanërisht, lojtarët ishin më të dëshpëruarit në fund të këtij takimi. Megjithatë, është një rezultat që na lë në lojë për t’u ngjitur më sipër. Kemi luajtur kundër ekipit që është kampioni aktual dhe për më tepër një skuadre kualitative.

Çfarë mund të thoni për lojën që zhvilluat ndaj të kuqve në këtë sfidë?

Për sa i përket lojës mund të them se na mungoi qarkullimi i topit dhe nuk duhet ta lejonim kundërshtarin që të luante më shumë sferën. Ne nuk kemi shfrytëzuar rastet, të cilat na u krijuan. Ndërsa në pjesën e dytë ekipi vetvetiu u tërhoq.

Sigurisht që nuk duhet të na ndodhë më kjo që ndodhi. Por nuk kam asnjë vërejtje për sa i përket futbollistëve në angazhimin që kishin në këtë takim. Ata luftuan shumë për të bërë më të mirën në këtë takim.

Sipas jush në këtë sfidë, ishte barazimi rezultati më i drejtë i takimit?

Besoj se po. Për ato raste që kishim, si ne, si Partizani mendoj se barazimi ishte rezultati më i drejtë i kësaj sfide.

E rëndësishme është që Vllaznia nuk thyhet në kampionat prej gjashtë ndeshjesh?

E rëndësishme është që këtë takim të mos e humbnim, pas një serie pozitive që kishim.

Me sa u pa që të dy skuadrat u pajtuan me barazimin?

Vetvetiu që të dy skuadrat kërkonin që të mos e humbnin këtë takim. Ne vetvetiu u tërhoqëm, nuk kishim atë qetësinë që duhet për ta fituar një takim. Nuk ishte një strategji e imja, por një zgjidhje që vetë lojtarët bënë. Ata ishin të detyruar që ta mbronim këtë rezultat.

Vazhdimësia pas këtij barazimi?

Ne kemi optimizëm. Për ne ishte e rëndësishme që të fitonim këtë takim, por jam i kënaqur që nuk u thyem, pasi e thashë, kishim të bënim më një nga ekipet më të mira të këtij kampionati. Por ne ky rezultat nuk duhet që të na dëshpërojë, apo të quhet negativ.

Kur mund të shkojmë afrimet e reja në fushë?

Për blerjet e reja nuk është ende momenti për t’i aktivizuar, por shumë shpejt do të jenë në fushën e lojës.

Do të ketë ndonjë emër tjetër tek afrimet në këtë merkato?

Ne mendojmë dhe duam, por se sa do ta arrijmë, nisur edhe nga koha që do të kemi, ndonëse do të jetë disi e vështirë në këtë drejtim.

Admir URUÇI 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img