Thursday, November 28, 2024

Barazim, 1 me 1, në duelin, Laçi-Vllaznia. Kuqeblutë ankesa për gjykimin

Lexo

Laçi-Vllaznia  1-1 (Shënues( Ujka 40’/Alivoda 50’)

LAÇI: Dajsinani, Kurti, Dajko, Paulo Zhunior, Prodani, Kryeziu, Qato, Tresa, Ujka, Melo, Sobouejll. Trajner: Mirel Josa

VLLAZNIA: Qarri, Smajli, Stojanoviç, Juriç, Hakaj, Krymi, Alivoda, Boshnjaku, Mala, Gruda, Balaj. Trajner: Qatip Osmani

Arbitër kryesor: Eldorjan Hamiti(Lezhë), Asistent 1: Xhuljo Mani(Tiranë), Asistent 2: Nuri Rrapaj(Patos), Arbitër i 4: Daniel Vrapi(Tiranë)

Var: Albert Doda(Tiranë)-Avar:Feliks Kolleshi(Tiranë)

Delegat: Eduard Gjini(Tiranë)-Vëzhgues:Klajdi Kola(Tiranë)

Në barazim, 1 me 1 është mbyllur sfida Laçi-Vllaznia, takim ky i luajtur pasditen e sotme në stadiumin e Laçit. Një ndeshje kjo që nisi më mirë për kuqeblutë e drejtuar nga trajneri Qatip Osmani, të cilët për minuta të tërë ushtruan presion në portën vendase të Laçit.

Krahas shpërdorimeve të shumta të sulmuesve shkodranë përpara portës së Dajsinanit, që tregon formë të mirë sportive, për t’u theksuar është një moment i dyshimtë penalltie në favor të Vllaznisë, kur Gruda pengohet në zonën kurbinase, por arbitri Hamiti nuk është i mendimit për njëmbëdhjetëmetërsh.

Ndërkohë, nga ana tjetër, në një aksion të laçjanëve, dyluftimi i sulmuesit vendas me portjerin Qarri, Hamiti tregon gishtin tek pika e bardhë e penalltisë. Kuqeblutë reagojnë duke mos qënë darkort aspak për këtë vendim të Hamitit, por ndërkohë, vendimi nuk kthehet mbrapsht, dhe kapiteni Serxhio Ujkaj shënon duke kaluar në avantazh Laçin.

Pas mbylljes së pjesës sxë parë, 1 me 0 për Laçin, e dyta nis vrullshëm për kuqeblutë, ku brenda pesë minutash gjejnë golin e barazimit me anë të Alivodës.

Vllaznia vazhdon të luajë mirë edhe pas shënimit të golit duke regjistruar raste të tjera shënimi, ndër to edhe një shtyllë pingule e tronditur nga Mala. Megjithatë, goli I dytë dhe I avantazhit nuk del në dritë për Vllazninë.

Nga ana tjetër, ka një tjetër bilnil të dyshimtë nga ana e gjyqtarit Hamiti, ku kemi të bëjmë sërishmi një dyluftim të sulmuesve vendas me portjerin Qarri. Vendimi I Hamitit është përsëri për penallti, por pas konsultimit me sistemin VAR, penalltia është anoluar duke vijuar ndeshja me rezultatin e barabartë, 1-1.

Megjithë këmbënguljet e Vllznisë për të gjetur golin e avantazhit, minutat e fundit të krejt ndeshjes janë për kurbinasit, të cilët rrezikojnë më shumë.

Gjithësesi, pas gjashtë minutave shtesë, arbitri Eldorian Hamiti vërshëllen për mbylljen e gjithë ndeshjes, duke fiksuar barazimin, 1 me 1.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img