Saturday, June 21, 2025

Vllaznia-Teuta, 2-1. Momentet pikante të takimit, nën vëzhgimin e gazetarit të Panorama Sport, Admir Uruçi

Lexo

Ka prani të konsiderueshme tifozësh në stadium, ku tribuna kryesore e “Loro Boriçi”-t është thuajse e mbushur. Ja pikantet e ndeshjes Vllaznia-Teuta e cila përfundoi me fitoren e vendësve 2-1.

* Dy shkodranë në fushë te skuadra e Teutës. Kruja dhe Gjini luajnë për bregdetarët, ndërsa në stol po ashtu është një shkodran si Edi Martini. Te Vllaznia në rolin e “ishit” janë Ildi Gruda dhe Hakaj.

* Nervozohet Qatip Osmani. Trajneri kuqeblu u “hakërrehet” të tijve që luajnë topin në zona të rrezikshme.

* Një veprim i Boshnjakut “zhgënjen” stafin teknik të shkodranëve. Në një moment ku të gjithë prisnin goditjen e kosovarit, ai pason në krah. Duke u treguar më shumë altruist seç duhet.

* Tefik Osmani vihet re në një moment duke këshilluar në distancë Ardit Krymin.

* Shënon gol Vllaznia, por vonon të zyrtarizohet nga Juxhin Xhaja. Kryesori me ndihmën e VAR-it e konfirmon golin. Gruda, autori i golit nuk feston, duke respektuar ish-ekipin e tij.

* Batuta në distancë mes Krujes dhe Krymit, kur ky i fundit shkakton faull ndaj shkodranit të Teutës. Dy futbollistët njihen për miqësinë e tyre të ngushtë.

* Qatip Osmani dhuron spektakël për të pranishmit në “Loro Boriçi” pasi stopon mjaft bukur një top, duke marrë duartrokitjet e publikut.

* Vetëm 30 sekonda në fushën e lojës, Mehdi Çoba i jep avantazhin 2-1 Vllaznisë. Duke elektrizuar tifozërinë kuqeblu.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Merkato-Serjan Repaj firmos për FK Vora. 5 orë nga deklarata e Vllaznisë për largimin e tij, mbrojtësi shkodran, firmos për Vorën duke mbetur sërishmi...

“𝐊𝐅 𝐕𝐥𝐥𝐚𝐳𝐧𝐢𝐚 𝐛𝐞̈𝐧 𝐭𝐞̈ 𝐝𝐢𝐭𝐮𝐫 𝐬𝐞 𝐤𝐚 𝐦𝐛𝐲𝐥𝐥𝐮𝐫 𝐛𝐚𝐬𝐡𝐤𝐞̈𝐩𝐮𝐧𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐦𝐞 𝐟𝐮𝐭𝐛𝐨𝐥𝐥𝐢𝐬𝐭𝐢𝐧 𝐒𝐞𝐫𝐣𝐚𝐧 𝐑𝐞𝐩𝐚𝐣. 𝐄 𝐟𝐚𝐥𝐞𝐧𝐝𝐞𝐫𝐨𝐣𝐦𝐞̈ 𝐚𝐭𝐞̈ 𝐩𝐞̈𝐫 𝐤𝐨𝐧𝐭𝐫𝐢𝐛𝐮𝐭𝐢𝐧 𝐞...
- Advertisement -spot_img