Thursday, May 9, 2024

(Video) Atletët veteran mbi 35 vjeç në Kampionatin Ndërkombëtar, Shkodër 23-26 Maj në Shkodër. Rudin Bektashi, President i Shoqatës së Atleteve Veteranë të Shqipërisë, flet për organizimin e aktivitetit

Lexo

Shkodra do të mirëpresë Kampionatin Ndërkombëtar për atletët veterane  Master për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe të tjera. Një gjë të tillë e bën të ditur Rudin Bektashi, President i Shoqatës së Atleteve Veteranë të Shqipërisë, pas konfirmimit që mori edhe nga kryetari i Bashkisë Shkodër, Bebet Beci.

Sipas Bektashit, në këtë aktivitet pritet të jenë pjesëmarrës rreth 3 mij atletet veteran të moshës mbi 35 vjeç pritet të jenë të pranishëm në qytetin e Shkodrës për të konkuruar në

Duke folur për aktivitetin e Shoqatës së Atletëve Veteranë të Shqipërisë, presidenti Rudin Bektashi, bën të ditur se atletet e shoqatës së tyre marin pjesë në Kampionatet Kombëtare, Ballkanike, Europiane dhe Botërore. Atlete si Xhavid Derhemi dhe Dorian Collaku janë kampionë bote. Atleti Shkodran Bledar Mesi është atleti më i mirë i vitit 2022 – 2023, Kampion Kombëtar dhe Kampion Ballkani.

Duke parë numrin e madh të atletëve Shqiptare, është vendosur që në Shqipëri të organizohet nga data 23 – 26 Maj 2024 një Kampionat Ndërkombetar për Atletet Veteranë Master për vendet e Ballkanit Perendimor dhe të tjera.

Ky Kampionat do të zhvillohet në qytetin e Shkodrës, pasi Shkodra është një qytet lider në Shqipëri për atletiken, ka një stadium shumë të mirë dhe një pozicion gjeografik shumë të favorshëm (qasje në Bregdet, Velipoja sepse në keto gara do të përfshihen dhe disa gara në bregdetin ranor)

Në këtë kampionat priten të marin pjesë rreth 1000 Atlete Master, të cilët shoqërohen nga familjarë dhe staf ndihmes. Numri i përgjithshem mendohet të arrije nga 2000 – 3000 vete duke i dhënë një zhvillim të madh edhe sektorit të turizmit.

(Video) Prononcimin e plotë të Rudin Bektashit, President i Shoqatës së Atleteve Veteranë të Shqipërisë, mund ta ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img