Sunday, November 24, 2024

Problematikat e privatimit të Vllaznisë-Opionin nga analisti i sportit, Fatmir Lugji

Lexo

Imagjinata nuk është asgja pa veprimin. Sidomos këto 20 vite me “Vllazninë dhe për Vllazninë  janë eksperimentuar forma  nga më të ndryshmet, të cilat për hir të së vertetes nuk kanë sjedh risi, por kanë cënuar historinë e traditen shekullore të Vllaznisë. Pronari real dhe legjetim i Vllaznisë eshte populli shkodran që në mirëbesim ja ka deleguar menaxhimin dhe administrimin e futbollit legjendar të Shkodrës, Bashkisë Shkodër. Tani çdo shkodran e din se si u katandis Vllaznia nga Bashkia jonë. Privatizimi i shumëkërkuar dhe i shumë pritur po vjen, dhe po vjen i sforcuar dhe  me një mal hallesh e telashesh . Diçka mistike më duket forma dhe përmbajtja e “ankandit”, personazhet  aktor  që do lozin në skenë, por më bën të dyshoj tek skenaristi dhe regjizori i kësaj komedie.

Ky ankand  ka privilegjin të jetë i sinqertë  dhe domethënës se mbart në vetvete një  borxh “të ëmbël” prej 1 miljard e 600 miljon lekë. Bashkia  po e shet Vllazninë si një “mall pa licence”. Kjo më bën të mendoj dhe të dyshoj që privatizimi i Vllaznisë ose do zvarritet për çështje teknike, apo, ose do kompromentohet në mënyren më korruptive.

9 Marsi është ora e se vertetes për Vllazninë. Ose do shpëtojë një herë e mirë nga vargojtë e të korruptuarve, ose do gjunjëzohet në vazhdimësi nga skenaret korruptive të politikes grabiqare, ose do fitojë lirinë për të ecur në gjurmët tradicionale të saj.

Fatmir Lugji-Ish futbollist-Analist Sporti

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img