Thursday, November 28, 2024

Futsal/Flamurtari fiton Kupën e Shqipërisë. Vlonjatët mundën në finale Partizanin 10-7

Lexo

Futbolli i sallës ka dhënë trofeun e parë të këtij sezoni, teksa të dielën në mbrëmje është zhvilluar edhe finalja e Kupës së Shqipërisë, aty ku janë përballur me njëra-tjetrën Flamurtari dhe Partizani. Ndeshja që u zhvillua në sallën kryesore të Arenës Sportive “Dhimtraq Goga” në Shijak dhe që u soll për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar, në kanalin RTSH Sport, ka dhuruar një festival golash, plot 17, teksa është Flamurtari që kalon i pari në epërsi me Kapaj.

Por Partizani do të përmbysë gjithçka me 3 gola të realizuar nga Tepsi, Leci dhe Danushi dhe janë kryeqytetasit që shkojnë në pushimin e ndeshjes me dy gola epërsi, 3-1.

Partizani do ta thellojë këtë epërsi në 5-1, me golat e Hoxhës dhe Gjeçit, por vlonjatet do ta shkurtojnë atë në 3-4 me dy gola të Shehajt. Më pas, të dyja skuadrat do të shënojnë nga dy gola secila, me Partizanin që mbetet në kryesim 7-5.

Megjithatë, golat dhe Nelajt dhe Gokajt e çojnë takimin në shtesën 5-minutëshe, atje ku do të jenë vlonjatet që do të përmbysin gjithçka, me golat e Nelajt, Qopekajt dhe Shehit, duke ngadhënjyer me shifrat 10-7 në këtë finale dhe duke e bërë kështu Flamurtarin fituese të trofeut në edicionin e 8-të të futbollit të sallës.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img