Saturday, July 27, 2024

(Video) Fitorja me Egnatian, Xhaferi merr garanci nga skuadra: Dua titullin kampion, Bujar Qamili të përgatisë këngën e re për Vllazninë kampione!

Lexo

I ardhur nga dhomat e zhveshjes së kuqebluve, aty ku së bashku edhe me kryebashkiakun shkodran, Benet Beci, festuan fitoren ndaj Egnatias kryesuese, presidenti i KF Vllaznia, komplimenton skuadrën për këtë fitore, e cila arrihet pikërisht në festën e 105 vjetorit të klubit kuqeblu.

Fitorja ndaj Egnatias kryesuese, e cila e zbukuron edhe më shumë kampionatin, i ka hapur oreksin njëshit të klubit kuqeblu për fitimin e titullit kampion, gjë të cilën e ka shprehur edhe me vargjet e një kënge: Më ka shku mendja me dal kampion, të cilën ai e interpretoi, një natë përpara ndeshjes gjatë mbrëmjes gala të 105 vjetorit të klubit Vllaznia.

Ndërsa, i pyetur menjëherë pas fitores ndaj Egnatias, për dëshirën që shprehu përmes këngës në banket një natë më parë, tha se pas kësaj ecurie pozitive, me tetë fitore dhe dy barazime në dhjetë ndeshje radhazi, skuadra po i jep garanci për një gjë të tillë. Dhje, për këtë, shtoi se mesa duket, duhet t’i kërkojmë Bujar Qamilit për të përgatitur një këngë të re për Vllazninë kampione të këtij sezoni futbollistik.

(Video) Presidenti i KF Vllaznia, Alban Xhaferi, flet me entuziazëm për të ardhmen e Vllaznisë, pas fitores me Egnatian.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img