Wednesday, May 15, 2024

(Video) Debutim special për Fortesa Berishën me uniformën kuqeblu! Sulmuesja e ardhur nga Malisheva, shënon dy gola dhe godet dy shtylla në përballjen Vllaznia-Partizani, 3-0

Lexo

Në konferencën për shtyp të prezantimit zyrtar tek Vllaznia të Fortesa Berishës, president ii KFF Vllaznia, Lazër Matija, tha se kemi marrë sulmuesen e Malishes kampione në Kosovë, si dhe antare e kombëtares kuqezi, për të zëvendësuar Megi Doçin e trasnferuar në klubin turk Gallatasaraj.

Dhe, në fakt, debutimi me uniformën kuqeblu në ndeshjen e së dielës ndaj Partizanit ishte më i miri i mundshëm për sulmuesen e ardhur nga Kosova. Fortesa Berisha u tregua shumë e fortë, ashtu siç edhe ka emrin, teksa tundi dy herë portën e Partizanit dhe tronditi dy herë të tjera shtyllat e portës të kësaj skuadre.

Pas ndeshjes, duke folur me gazetarët e pranishëm në këtë ndeshje, Qëndresa u shpreh e lumtur që e nisi rrugëtimin e ri në përbërje të Vllaznisë me dy gola dhe dy shtylla.

E gjitha kjo ndodhi në prani të publikut shkodran, por edhe të prindërve të saj që e ndoqën ndeshjen në tribunën e stadiumit “Loro Boriçi”, të cilët ishin frymëzim për të. Gola, që shkojnë pikërisht për familjen e saj, por edhe për trajnerin e saj Valmir Krasniqi dhe ekipin e Malisheves, ku u formua dhe u rrit si futbolliste.

Sa i përket asaj që ka deklaruar presidenti Matija për të zëvendësuar Megi Doçin e larguar në Turqi, ajo tha se një futbolliste kalibri si Megi Doçi është vështirë të zëvendësohet, por nga ana tjetër premtoi se do të bëjë më të mirën e mundshme për Vllazninë duke vijuar të shënojë gola të tjerë për ekipin kuqeblu.

Një tjetër e veçantë për Fortesen është edhe thirrja në kombëtaren e Shqipërisë nga trajneri Armir Grima si futbolliste e Vllaznisë, gjë e cila e motivon më shumë për rritjen e saj si futbolliste.

(Sport) Prononcimin e plotë në video, mund ta ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img