Sunday, November 24, 2024

Bileta më të lira për tifozët në Euro 2024, UEFA zbulon nisëm e re

Lexo

Uefa zbulon nismën e re në lidhje me tifozët që do të marrin pjesë në fazën finale të Euro 2024, që do të zhvillohet këtë verë në Gjermani. Qeveria e futbollit evropian fton tifozët që të përdorin transportin publik dhe trenat, pasi mbajtësit e biletave të ndeshjeve kanë të drejtë për bileta treni kombëtare dhe ndërkombëtare me zbritje si dhe leje udhëtimi 36 orësh për transportin public.

“Albart merr trenin gjithashtu! Ne synojmë ta bëjmë EURO2024 më të përballueshmin e të gjitha kohërave, duke i inkurajuar tifozët të përdorin transportin publik, ose nëse ndiheni aktiv, shijoni një shëtitje në stadium ose në zonën e tifozëve ndërsa jeni në Gjermani.

Udhëtimi me tren do të jetë alternativa më e përshtatshme për të lëvizur, dhe falë partnerit tonë Deutsche Bahn Personenverkehr, mbajtësit e biletave të ndeshjeve kanë të drejtë për bileta treni kombëtare dhe ndërkombëtare me zbritje”, shkruhet në njoftimin e UEFA-s.

Udhëtimi me tren dhe transport publik do të jetë opsioni më i përshtatshëm dhe më i përballueshëm për të lëvizur. Për fat të mirë, mbajtësit e biletave të EURO 2024 do të kenë akses në bileta treni me zbritje kombëtare dhe ndërkombëtare, si dhe një leje udhëtimi 36 orësh për transportin publik!

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img