Monday, May 20, 2024

(Video) Futboll 5×5 / ATS triumfon në finale & shpallet kampion i zonës së Tiranës

Lexo

ATS 5×5 ia doli mbanë të triumfonte në sfidën finale përballë Nabucco 5×5, duke u shpallur kampion i zonës rajonale të Tiranës.

Ndeshja finale u zhvillua mbrëmjen e të mërkurës në kompleksin “East Park” dhe skuadra e ATS fitoi me rezultatin 7-5.

Një ndeshje e luftuar deri në minutat e fundit, aty ku të dyja ekipet realizuan në total 12 gola por edhe humbën raste të mira për shënim.

Në këtë kompeticion i cili organizohet nga Departamenti i Futbollit Amator në FSHF, skuadra ATS 5×5 kishte ecurinë më të mirë, pasi eleminoi këto ekipe, Marquez Kaffe 5×5, Vila L 5×5 dhe Dajti 5×5. Ndërsa në finale mundi skuadrën e Nabucco Lounge 5×5.

Kupa dhe medaljet për ekipin fitues u dorëzuan nga drejtuesi i Departamentit të Futbollit Amator në Federatën Shqiptare të Futbollit, Jurgen Demneri.

(Video) Ceremonia e mbylljes sw kampionatit futbollit amator, 5×5. ATS, kampion

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img