Friday, October 11, 2024

Dani Alvesh dënohet me katër vjet e gjashtë muaj burg

Lexo

Dani Alves është dënuar me katër vjet e gjashtë muaj për sulm seksual nga gjykata e seksionit 12 të Gjykatës së Barcelonës, e përbërë nga tre magjistratë. Futbollisti, së bashku me avokaten e tij, Inés Guardiola mësuan dënimin mëngjesin e sotëm. Gjyqi përfundoi më 7 shkurt, pas tre seancash të gjata dhe 15 ditë më vonë doli vendimi i gjyqtarëve.

Ngjarjet ndodhën në klubin e natës Sutton në Barcelonë, natën mes 30 dhe 31 dhjetorit 2022. Dani Alves hyri në burg më 20 janar 2023, kështu që ai ka qenë në burg për pak më shumë se një vit. Futbollisti ka ndryshuar historinë e tij fillestare dhe është shprehur gjithmonë se marrëdhëniet kanë qenë konsensuale. Ankuesja, nga ana e saj, ka mbajtur gjithmonë deklaratën e saj. Braziliani përballej me një dënim maksimal prej 12 vitesh sipas nenit 179 të Kodit Penal.

Apeli-Dënimi nuk i jep fund çështjes Dani Alves. Pas vendimit të Gjykatës së Barcelonës, mbrojtja e futbollistit brazilian mund të apelojë ende në Gjykatën e Lartë të Drejtësisë të Katalonjës dhe, më pas dhe nëse vendimi mbetet i pafavorshëm, në Gjykatën e Lartë. Lirimi i përkohshëm, deri më tani, është refuzuar sistematikisht nga gjykata për shkak të, sipas saj, një rreziku të lartë të arratisjes së lojtarit.

Procesi gjyqësor i Dani Alves është ndjekur me vëmendje nga mediat në mbarë botën. Më shumë se 270 gazetarë u akredituan për tre seancat në Gjykatën e Barcelonës, të cilët mundën të ndiqnin dhe dëgjonin gjyqin përmes televizionit me qark të mbyllur. Kanë rënë në sy vëmendja ndaj brazilianit dhe familjes së tij, si reagimet e nënës dhe bashkëshortes së tij, modeles nga Tenerife, Joana Sanz.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img