Turneu i parë Europian i organizuar nga FSHF për këtë vit do të ulë siparin sot me ndeshjen e fundit Izrael-Shqipëri, e vlefshme për raundin e dytë të kualifikueseve të Kampionatit Europian U-17 për vajza, ku në grupin B6 bëjnë pjesë Shqipëria, Irlanda dhe Izraeli.
Deri më tani janë zhvilluar dy sfida dhe përsa i përket verdikteve të grupit, Irlanda e vajzave e ka siguruar vendin e parë pasi mundi Shqipërinë dhe Izraelin.
Shqipëria e vajzave U-17 që drejtohet nga trajneri Agustin Kola do të zhvillojë sot përballjen e fundit në grupin B6 ndaj Izraelit. Vajzat kuqezi do të synojnë fitoren për t’u renditur në vendin e dytë në këtë grup.
Më poshtë rezultatet e ndeshjeve kualifikuese të Kampionatit Europian U-17 për vajza në grupin B6:
Datë 20.02.2024
Shqipëri-Irlandë 1-7
Datë 23.02.2024
Irlandë-Izrael 3-0
Datë 26.02.2024
Izrael- Shqipëri