Tuesday, May 14, 2024

Pas pak, Dinamo-Vllaznia. Superiore, java e 25-të. Zyrtarizohen formacionet e para, kuqeblutë pa Qarrin e dëmtuar në portë, e zëvendëson Mëhidri

Lexo

Në prag të nisjes së duelit, Dinamo-Vllaznia që luhet në stadiumin “Niko Dovana” duke nisur nga ora 17:00 për llogari të javës së 25-të të Superiores, trajnerët respektivë, Dritan Mehmeti i Dinamos dhe Qatip Osmani i Vllaznisë kanë zyrtarizuar formacionet e para.

Te Vllaznia, bie në sy mungesa e portjerit titullar, Kristi Qarri, për shkak të një dëmtimi që pati në ndeshjen e Kupës me Erzenin. Vendin e tij mes shtyllave të portës kuqeblu do ta zërë Mëhidri. Ndërkohë, që pjesa tjetër e formacionit është ajo që ishte projektuar më herët nga tekniku Osmani, me përjashtim të zëvendësimit të Boshnjakut me Çobën.

Dinamo:Sali,Marku,Hoxha,Zabërgja,Kaçorri,Denison,Behiratçe,Gudiabi,Loran,Andoni,L.Vila Trajner:Dritan Mehmeti

Vllaznia:Mëhidri,Smajli,Juriç,Krymi,Gruda,Balaj,Çoba,Mala,Hakaj,Stojanoviç,Alioda. Trajner: Qatip Osmani

Arbitër kryesor:Kreshnik Cjapi(Fier)

Asistent 1:Ilir Tartaraj(Fier)

Asistent 2:Orgest Grabova(Fier)

Arbitër i 4:Andi Koçi(Durrës)

Var:Klodian Prenga(Laç)

Avar:Ridiger Çokaj(Lezhë)

Delegat:Eraldi Shera(Shijak)

Vëzhgues:Klajdi Kola(Tiranë)

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img