Friday, November 22, 2024

Dy shkodranë në kombëtaren e moshave U-17, Zaganjori i Akademisë Vllaznia dhe Kiri që luan për Shkëndinë

Lexo

Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë të mundur grumbullin e kombëtares së moshave U-17, ku në listën prej 26 futbollistësh të drejtuar nga trajneri Ervin Bulku ka vetëm dy shkodranë, Ersi Zaganjori i Akademisë Vllaznia U-17 si dhe portjeri Tomas Kiri, që këtë sezon mbron portën e ekipit Shkëndija të Tiranës ku vazhdon studimet në shkollën e mjeshtrisë sportive.

Për titullarin e mesfushës së Akademisë Vllaznia, Ersi Zaganjori, që më herët është aktivizuar edhe me grup-moshat kuqezi U-15, përzgjedhja në kombëtaren U-17 është një vlerësim për të, ndërkohë që në prononcim e tij ai shprehet se do të punojë fort për të realizuar ëndërrën e tij që një ditë të luaj në kombëtaren e madhe kuqezi.

“Unë kam qenë i grumbulluar edhe më parë me ekipin kombëtar U-15 të Shqipërisë dhe tani vij të kombëtarja U-17. Shpresoj që një ditë të luaj për Kombëtaren A, ashtu si çdo fëmijë tjetër që e ka ëndërr të luajë për Kombëtaren e madhe. Synimi im është që të punojmë fort për t’u bërë lojtar i rëndësishëm në të ardhmen”, – u shpreh futbollisti kuqeblu i kombëtares së Shqipërisë U-17, Ersi Zaganjori.

Me të njëjtat emocione shprehet edhe portjeri Tomas Kiri, dëshira e të cilit është që fillimisht, në një të ardhme më të shpejtë të fitojë besimin për të mbrojtur portën e Vllaznisë dhe krahas saj edhe kombëtaren.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img