Thursday, April 25, 2024

Volejboll Femra Kupa e Shqipërisë, gjysëmfinalja Tirana-Vllaznia 3:1

Lexo

Tirana-Vllaznia dhe Partizani-Barleti Volej kanë qënë dy çiftet gjysëmfinale të Kupës së Shqipërisë në volejboll për femra. Ndeshjet në fjalë janë luajtur në Sallën Sportive “Feti Borova” të Parkut Olimpik të Tiranës me sistem eleminimi, ku fituesit e çifteve përkatëse ndeshen në finalen e Kupës së Shqipërisë. Në ballafaqimin Tirana-Vllaznia, për vete rivalitetin dhe luftën e  fortë sportive që u paraqit në fushën e lojës, seti i parë i takimit ka qënë më i bukuri i të gjithë ndeshjes. Pas disa barazimeve radhazi, skuadra shkodrane e drejtuar nga trajnerja Nora Deda e ka fituar këtë me rezultatin 28-26.

Në setin e dytë janë volejbollistet tiranase, që nën drejtimin e trajnerit Adrian Gorenxa luajnë më mirë se Vllaznia duke dalë fituese me rezultatin 25-12. Volejbollistet shkodrane reagojnë mjaft mirë në setin e tretë ku edhe janë në kryesim të rezultatit, por në çastet finale, skuadra vendase bardheblu tregohet më e kujdesshme në pikët e fundit dukeë dalë fituese e këtij seti me shifrat 25 me 21 dhe duke udhëhequr me sete 2 me 1. Në setin e katërt që ishte dhe vendimtari për fatin e takimit, ku me një fitore të Vllaznisë ndeshja shkonte me set shtesë pritej një reagim më i fortë i Vllaznisë, por ndodhi krejt e kundërta, sepse duke rënë në gabime të shumta, qoftë në mbrojtje dhe në sulm i japin mundësi Tiranës të marrë kryesimin në pikëzim dhe të shkëputet për ta fituar atë me shifrat 25 me 19.

Në këtë mënyrë, Tirana del fituese e të gjithë ndeshjes me rezultatin 3 me 1 duke shkuar në finale me ekipin e Partizanit që nga ana e tij fitoi gjysëmfinalen tjetër ndaj Barleti Volej me rezultatin 3 me 2.

Ndërkohë që pritet të vendoset data e finales së femrave, këtë javë startojnë ndeshjet gjysëmfinale të volejbollit për meshkuj. Sipas kalendarit të publikuar nga ana e Federatës Shqiptare të Volejbollit, dy çiftet gjysëmfinaliste të meshkujve janë, Partizani-Vllaznia dhe Erzeni-Tirana, ku fituesit e tyre kalojnë direkt në finale për të diskutuar fituesin e trofeut të Kupës për sezonin 2020-2021.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img