Friday, November 22, 2024

(Video)-Atletikë –Jetmir Jahaj, trajneri që po stervit një grup atletësh të talentuar shkodranë të moshave të vogla

Lexo

Nuk ka shumë kohë që është bërë pjesë e skuadrës së trajnerëve të atletikës pranë SK Vllaznia që drejtohet nga kryetrajneri Albert Marashi, por me profesionalizmin, pasionin dhe vullnetin që e karakterizon, trajneri Jetmir Jahaj shumë shpejt ka arritur të krijojë një grup atletësh të rinj me të dhëna mjaft premtuese. Mes tyre spikat Renis Jasini, 13 vjeçari i talentuar që garon në disiplinën e vrapimit 100 metër. Ndërkohë, përpos Renisit, trajneri Jahja nënvizon edhe atletë të tjerë të talentuar që bëjnë pjesë në grupin që ai stervit çdo ditë në pistën dhe pedanat e stadiumit “Loro Boriçi”.

“Është një rast shumë i rrallë, ku marrin pjesë në seancën stervitore 12 sportistë, dhe gjysma e tyre, pra 6 nga këto sportistë shpresojnë për të ardhmen e Atletikës Shkodrane dhe asaj Shqiptare.”, thotë për Veriu Sport, trajneri Jahaj.

Më pas trajneri Jahaj ndalet tek elementet fizik dhe teknik, që sipas tij janë shumë cilësore. “Zakonisht, ne trajnerët nuk flasim para kohe, sepse është mungesë profesionalizmi. Por duke marr shkas nga aftësitë e këtyre 6 sportistëve, unë jam shumë optimist. Ajo që spikat më shumë janë aftësitë motorrike kërcyese dhe shtytëse që i kanë shumë të mira në këtë grupmoshë. Duke e lidhur pastaj me gjënë më të rëndësishme që është gjenetika familjare, konstatoj se familjarët e tyre kanë parametra optimalë, konkretisht baballarët, më i shkurti është 1.85 cm, ndërsa nënat e tyre, më e shkurta është 1.70 cm.”, shprehet trajneri Jahaj.

Në vijim, ai komenton vlerat secilit sportist që ai stervit prej 4 muajsh, dhe që beson fort në një të ardhme të sigurt të karrierës sportive të tyre.

Brisilda Burri, 12 vjeçe, me një shtatlartësi dhe talent shumë shpresues për garën e kërcimit së larti, me vetem me 4 muaj stervitje arrin të kapi rezultatin 1.35m në kërcim së larti dhe pretendente për kampione tek grupmoshat U-16.

Romesa Morinaj, 13 vjeçe, e cila ka aftësi shumë të mira shtytëse. Arrin të realizoj garën 30 meter për kohen 4.60 sekonda dhe dëshira e saj është për tu bërë një sprintjere e mirë.

Dea Muja, 13 vjeçe me aftësi shumë të mira motorrike dhe kërcyese. Me dëshirën për t’u bërë një kërcyese së gjati dhe vrapuese shpejtësie. Rezulatet e saja në kërcim së gjati arrijnë tek shifrat 4.30 m dhe shpejtësia e 30 metrave në 4.58 sek.

Irsa Mani 13 vjeçe, një sportiste kjo që më habit çdo herë e më shumë, sepse inteligjenca dhe nuhatjet e saja shumë të mira më kan futur në shumë dilema se ku ta vendos këtë vajzë në të ardhmen, sepse është e gjithëanëshme.

Ejad Bajrami, 12 vjeç, sapo i ka bërë. Ka aftësi kërcyese dhe shtytëse të shkëlqyer në kërcim së gjati me distancen 4.25 m, si dhe vrapimin 30 meter me kohën 4.60 sek.

Renis Jasini 13 vjeç me aftësi shtytëse dhe kërcyese të shkëlqyera. Në vrapimin 30 meter arrin kohën 4.40 sek.

Ali Limani, vetëm 12 vjeç me aftësi shtytëse shumë të mira, ku në 30 meter arrin kohën 4.80 sekonda.

Në mbyllje, trajneri Jahaj ka edhe një mesazh falenderues për shkollën 9 vjeçare “Ismail Qemali” ku ai shërben si mësues i edukimit fizik, për të cilën ai thotë se është një kontribuese e flaktë në zhvillimin e atletikës. “Të them të verteten dua të falenderoj shumë shkollën “Ismail Qemali” ku un punoj që është me tëe vertet nëe miniere e cila nxjerr jo vetem nxënësa të mir, por më jep mundësinë dhe mua që të jem pjesë e përzgjedhjes të këtyre elementeve të tëlentuar”, përfundon trajneri i atletikes dhe mësuesi pasionant i edukimit fizik, Jetmir Jahaj.

…..Bashkangjitur me komentin në fjalë, ju ftojnë të ndiqni edhe pamjet filmike me fragmente të proçesit stervitor që trajneri Jetmir Jahaj ka zhvilluar me këto atletë të perspektives në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img