Vllaznia dhe Erzeni, do të luftojnë sot për një biletë gjysëmfinaliste të Kupës së Shqipërisë. Takimin e parë të luajtur dy javë më herët në transfertë, Vllaznia e ka humbur me rezultatin 2 me 1. Që do të thotëse, se nëse kuqeblutë duan dhe në fakt e kanë objektiv të shkojnë në gjysëmfinale, duke të përmbysin disavantazhin e ndeshjes së parë.
Sfida në fjalë do të gjykohet nga arbitri tiranas, Orlando Kuka, i cili do të ketë për ndihmës në dy krahët anësorë dy bashkëqytetarët e tij, Mario Shazivari dhe Alfred Shkreta.
Vllaznia-Erzeni
Arbitër kryesor:Orlando Kuka(Tiranë)
Asistent 1:Mario Shazivari(Tiranë)
Asistent 2:Alfred Shkreta(Tiranë)
Arbitër i 4:Sokol Bebja(Tiranë)
Var:Florjan Lata(Durrës)
Avar:Dorjan Maletaj(Tropojë)
Delegat:Bujar Pregja(Tiranë)
Vëzhgues:Mentor Sopjani(Elbasan)
Fatos LAMAJ