Vllaznia U19-Teuta U19, 3-0(Shënues: Aris Ara 40’, Kevin Dodaj 78’, 84’)
Dy gola të shënuar nga Kevin Dodaj dhe një nga Aris Ara, i kanë dhënë Vllaznisë U19 fitoren me rezultatin e pastër, 3 me 0 ndaj ekipit të Teutës së Durrësit. Fitore kjo që mban Vllazninë në vendin e parë të tabelës së klasifikimit për Superligën e moshave të 19 vjeçarëve me 35 pikë të grumbulluara.
Në këtë mënyrë, Vllaznia U19 e drejtuar nga trajneri Vioresin Sinani dhe kolegu i tij Malvin Macerovi vazhdon të kryesoj tabelën e klasifikimit për kategorinë e Superligës së 19 vjeçarëve duke ecur e sigurtë drejt titullit kampion.
Referuar kronikës së lojës, pjesa e parë është mbyllur me rezultatin 1 me 0 për kuqeblutë me gol të shënuar nga Aris Ara. Ky rezultat do të qëndronte në fuqi deri nga fundi i takimit, minuta këto që skuadra mike nga Durrësi këmbëngul për të gjetur golin e barazimit.
Por, një gjë të tillë nuk ia lejojnë kuqeblutë, pasi në skenë del talenti Kevin Dodaj me shënimin e dy golave të njëpasnjëshëm në harkun kohor të gjashtë minutave, 78-të dhe 8-të, njërin prej të cilëve me pasin e përpiktë dhënë nga Ara.
(Video) Pamje nga ndeshja e Superligës së moshave U19, Vllaznia-Teuta, 3-0, Stadiumi “Reshit Rusi” Shkodër