Vllaznia B-Luzi i Vogël 2008(2-3) Shënues Aina Kefil 83’, Obele Allele 84’/ Xhevahir Paplekaj 58’, Florian Trokthin 87’, Godëin Ocheje 90’)
Ndeshje e “çmendur” është konsideruar ajo në mes Vllaznisë B dhe Luzit të Vogël 2008, takim i luajtur pasditen e së shtunës së 1 nëntorit 2026 në stadiumin “Reshit Rusi” të Shkodrës në kuadrin e javës së 8-të të Kampionati Kombëtar të Futbollit tëi Kategorisë së Dytë, grupi A.
Miqtë e drejtuar nga trajneri Ramadan Ndreu kalojnë të parët në avantazh në minutën e 58-të me autor Xhevahir Paplekaj. Kuqeblutë e trajnerit Brikeno Bizi përmbysin me dy gola të shpejtë në harkun kohor të dy minutave, 83’, 84’ me autor Aina Kefil dhe Obele Allele duke marrë avantazhin 2 me 1. Në tre minutat e fundit të ndeshjes Luzi i Vogël barazon në të 87-tën me Florian Trokthin, ndërsa në të 90-tën është Godëin Ocheje që shënon golin e tretë dhe të fitores 2-3 për Luzin e Vogël 2008.
Në prononcimin e dhënë pas ndeshjes për Veriu Sport, trajneri i Vllaznisë B Brikeno Bizi, u shpreh se skuadra e tij prezantoi një nga ndeshjet e saj më të mira ku përpos dy golave goditi katër herë shtyllat e portës kundërshtare, por sipas tij, humbja erdhi për mungesë fati pasi dhe rezultati iu përmbys në gjashtë minuta lojë. Ghuthësesi, për Bizin Vllaznia B vazhdon të jetë në vendin e dytë dhe pretendete kryesore për kualifikimin në kategorinë e parë.
Ndërkohë, për trajnerin e Luzit 2008, Ramadan Ndreu, fitorja ishte e merituar, ndërsa nuk nguroi të përcjellë vlerësime për skuadrën shkodrane. Të cilën e konsideroi më të mirën e grupit A. Sai përket ekipit të tij, ai u shpreh optimist se me ndërhyrjen në merkaton dimërore, do të jetë një Luz më i fortë në fazën e dytë.
(Video) Pamje nga ndeshja Vllaznia B-Luzi i Vogël si dhe prononcimet e dy trajnerëve kundërshtarë, Brikeno Bizi(Vllaznia) dhe Ramadan Ndreu(Luzi i vogël), Ramadan Ndreu, mund t’i ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YPUTUBE.
Gaspër MARKU


