Saturday, November 23, 2024

Largimi i trajnerit “Brdariç”, opinion nga gazetari Klod Zhivani: Mu më duket si skemë e planifikume shumë bukur për ta largu. Paçi faqen e zeze ! Return to faqja e zeze ! Turp që shkatërrut andrren e nji qyteti

Lexo

“Ishte 7 Gushti i vitit 2020 kur Thomas Brdaric, nji ish futbollist me karriere brilante por nji trajner jo i suksesshem mori drejtimin e Vllaznisë. Nji ekip me lojtarë kryesisht nën mesataren por me premtimet e mëdhaja për RETURN TO GLORY. Deri në mujin Dhjetor, për asnji moment nuk e mendova suksesin e këtij ekipi, tu pas parasysh talljen që drejtusit kanë ba ndër vite me ktë ekip. Asht kjo Vllazni që para disa vitesh, në Prill, ishte në vendin e 4-të dhe po ëndrronim Kupat e Europës, por deri në Qershor nuk mori asnji pikë, dhe në fund u lujt ajo ndeshja e tmerrit me Tiranen.

Brdariç mori kta lojtarët që ia sollen me traktor drejtusit. Disa prej tyne i mësoi edhe se si me ba stervitje, disa edhe se si me u pozicionu në fushë. Me kta sportistët që andrren ma të madhe kishin qëndrimin në Superligë, Brdariç krijoi nji andërr tjetër, atë të titullit kampion. Në nji qytet të etun për futboll e për trofe, ai solli shpresen. Shumë profesionist e shumë i kulturumun. Njeri fantastik ! Sukseset vijunen njena mas tjetres, me Vllazninë spektakolare që na kishte mungu në këto vite, aq sa edhe unë besova në fund të dhjetorit, se me pak merkato mund të shpallen kampion.

Me Janarin filloi edhe “merkatoja”: Drejtuesit me “shoë” përnat nëpër media, aq sa kishim frikë me ndez televizorin. Me muzike live në grumbullimet e ekipit, që nuk ndodhin as në klubet e Mozambikut. Investume fort në merkato, aq sa sollëm disa pensionista dhe krijume kang të re. U shit edhe Dunga, lojtar mesatar por prej tij morëm 100 mijë euro. Lek të cilat nuk dihen ku përfundunen.

Në vijim, filloi edhe teatri. Mbrojtja hermetike e disa ditëve ma parë, nuk ishte e njëjta. Mbrojtësat talleshin, mesfusha po ashtu edhe sulmi. Edhe trajneri gaboi shpesh herë me zëvendësime dhe rreshtime në fushë por nuk asht ai problemi. Prej në mbrojtjen perfekte, dolëm tek teatri perfekt. Çfare turpi ! Ekipet e tjera u përforcun por Vllaznia çuditërisht nuk ishte e njëjta. Nuk asht Vllaznia e Brdariç, ekip që në 9 ndeshje fiton vetem 1. Ktu ka diçka tjetër !

MATKO DJARMATI tha se në klub ka nji problem që smund ta them. Ai nuk e thotë, pytem edhe drejtuesit dhe ata nuk e thonë.

NDOSHTA PROBLEMI ASHT BRDARIÇ. NJI KROATO-GJERMAN Që Në KULTUREN E TIJ NUK PRANON PISLLEQET E NE SHQIPTARëVE

Mu më duket si skemë e planifikume shumë bukur për ta largu.

Paçi faqen e zeze ! Return to faqja e zeze !

Turp që shkatërrut andrren e nji qyteti 

 Klod Zhivani-Gazetar Top Channel(Shkodër)

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img