Friday, April 26, 2024

Basketboll Superliga e Basketbollit Meshkuj-Sot, ora 17.00, Vllaznia-Partizani në “Qazim Dervishi”

Lexo

Kampionati Kombëtar i Basketbollit vazhdon rrugëtimin e tij këtë fundjavë me ndeshjet e javës së katërt. Për Superligën e meshkujve, KB Vllaznia pret në Shkodër, KB Partizani. Ndeshja në fjalë është e planifikuar të luhet pasditen e sotme në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” duke filluar nga ora 17.00.

Drejtuesit KB Vllaznia kanë investuar jo pak duke sjellë në Shkodër 9 basketbollistë amerikanë, dhe së bashku me to edhe trajnerin Matthew David Jones. Por, të paktën, për në tre ndeshjet e para, bilanci nuk ka qënë pozitiv. Me një fitore dhe dy humbje, starti jo i mirë i kampionatit është argumentuar në një farë mënyre nga mospërshtatja sa dhe si duhet e kontigjentit amerikan me kampionatin shqiptar. Kështu që, për ndeshjet në vazhdim duke përfshirë edhe këtë të sotmen me Partizanin, kuqeblutë e Vllaznisë pritet të marrin fitoret e duhura për të vijuar në rrugën e duhur të objektivit për fitimin e titullit kampion.

Po për Superligën e basketbollit për meshkuj, sot luhen edhe dy ndeshjet e tjera,  Tirana-Teuta, Goga Basket, Eagles. Ndërkohë, për Kampionatin Kombëtar të Basketbollit për femra, Vllaznia e drejtuar nga trajneri Bledar Gjeçaj është mysafire në kryeqytet për t’u ndeshur me ekipin e Shoqatës së Basketbollit Tirana.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img