Thursday, April 18, 2024

Shkarkimi i trajnerit Brdariç, reagon trajneri shkodran Kreshnik Krepi

Lexo

Ish futbollisti shkodran dhe në vazhdim trajner i suksesshëm i disa skuadrave të futbollit të Rajonit Verior, Kreshnik Krepi, është shfaqur vazhdimisht si një nga mbështetësit më të mëdhenj të trajnerit të Vllaznisë, Tomas Brdariç. Në të gjitha daljet publike që ai ka pasur rastin të jetë në emisionet sportive tekevizive lokale dhe më gjërë, Krepi nuk ka nguruar të vlerësojë maksimalisht gjermano-kroatin e pankinës kuqeblu për punën profesionale që ka bërë në ekipin e Vllaznisë. Ndaj, dhe lajmin për shkarkimin e tij nga detyra e drejtimit të skuadrës kuqeblu nuk e ka pritur mirë, dhe për këtë ka reaguar menjëherë me një postim publik në rrjetin social FB.

Profesor BRDARIC faleminderit për atë që i dhe VLLAZNIS tonë !!!!

Dhe të përgëzoj se si arrite t’i rezistosh LaCostsave !!

Ku me një grup lojtarësh të cilët 70% e tyre në sezonin e kaluar ishin aty …në fundin e tabelës !!!

Të gjithëve na bëre ta harrojmë atë pozicion skandaloz !!!

Arrite me profesionalizmin tënd VLLAZNIN ta transformosh ose më saktë ta rikthesh aty ku i takon këtij klubi dhe atyre lojtarëve që kanë kontribuar ndër vitë.. duke ngrohur ,mbushur me energji pozitive TIFOZERIN e SHKODRANE !

Me vjen keq se po mbet na ishte një herë !!!

Shpresoj që të PRIVATIZOHET klubi jo me Lacosta me tendera të një anshëm …!!!! Por me atë që ç’do që e ndjen këtë Klub Legjendar të FUTBOLLIT don ta ruaj me fanatizem dhe dashuri atë emër që mban VLLAZNI !!!!!!!!!…. #Uroj_që_kjo_mbështetje_të_bëjë_që_ta_rishohin_shkarkimin_ato_që_vendosin_nëse_duan_Europen !!!!!!!!

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img