Prestige MFC -Basania FC, 0-1(Shënues:
Prestige:Hasanaj,Hysko,Rapo,Gjipi,Grori,Frimpong,Shini,Limani,K.Branica,Gaxhaj,M.Ademi. Trajner: Madrit Dule
Basania:Marku,Dodani,Shema,Hofman,Shimaj,Mila,Nikshiqi,Zagani,Sumah,Zefi,Leonardo Silva. Trajner: Fatjon Hasani
Gjyqtarë: Mario Shabanaj, Ilir Cani(Tiranë), Spiro Dhima(Fier), Djonis Kushta(Tiranë). Delegat: Rigers Dushku(Tiranë)
Ndeshja më e rëndësishme e javës së 11-të të Kampionati Kombëtar, kategoria e tretë, ishte ajo në mes dy skuadrave kryesuese, Prestige MFC e Tiranës dhe Basania FC e zonës së Bushatit-Shkodër.
Ndeshja e luajtur mbrëmjen e së dielës në Kompleksin Sportiv “Internacional” të Tiranës ka qënë shumë e dyluftuar, ku të dyja skuadrat kërkonin fitoren tre pikëshe.
Atë e ka arritur Basania FC, e cila e drejtuar nga trajneri Fatjon Hasani ka ditur ta menaxhojë në mënyrën më të mirë 90-të minutëshin, ku falë golit të shënuar nga braziliani Leonardo Henrique Silva në minutën e 42-të, ka arritur të dalë fituese në këtë ndeshje me rezultatin 0 me 1.
Një fitore, e cila ka ardhur pikërisht në momentin e duhur pas atij barazimi në shtëpi të javës së kaluar me Eagle, që për hirë të vertetës krijoi pesimizëm në kampin bushatas të Basanias.
Por, tekniku basanias Fatjon Hasani, pas një pune sistematike arriti të karikojë skuadrën më të mirë duke reflektuar me një ndeshje super pozitive në javën e 11-të.
Falë mirëorganizimit dhe mirëfinancimit, por edhe emrave me përvojë që ka në dispozizion, në opinionin sportiv dhe atë mediatik Pretige konsideroj favorit kryesor për fitoren në këtë përballje. Por, fusha e lojës tregoi të kundërtën, ku mertitë kanë të gjithë futbollistët e formacionit që nga portjeri Marku për të vijuar me Dodanin,Shemen,Hofman, Shimaj, Mila, Nikshiqi, Zagani, Sumah, Zefi, Leonardo Silva, si dhe ato zëvendësues: Kola, Leka, Radohina, Paulo Roberto, trajneri Fatjon Hasani dhe natyrisht edhe presidenti pasionant Ermir Shimaj, i cili vazhdon të mbështesë ekipin në të gjitha aspektet.
Me tre pikëshin e marrë ndaj rivalit direkt, Prestige, Basania FC shkon në kuotën e 23 pikëve duke kryesuar kampionatin e kategorisë së tretë duke pasur vetem një objektiv, atë të kualifikimit në kategorin e dytë.
Fatos LAMAJ