Kampionati Kombëtar i Futbollit për U-21, kategoria Superiore luajti sot ndeshjet e javës së 16-të. Vllaznia e Shkodrës e drejtuar nga trajneri Fatjon Hasani priti në shtëpi ekipin e Akademisë së Futbollit Tirana. Ndeshja e luajtur në stadiumin “Reshit Rusi” të qytetit të Shkodrës pati vetëm një protagonist, ekipin kuqeblu, i cili shënoi 6 herë në rrjetën e portës kundërshtare. 3 prej tyre i përkasin sulmuesit Mehdi Çoba, përkatësisht në minutat 18’, 53’, 70’, ndërkohë që 3 golat e tjerë kanë për autor, Joald Ivizikun 42’, Arif Amuli 80’, Klaudio Leka 86’. Rezultati i takimit mund të kishte qënë edhe më i thellë nëse sulmuesi Erldo Deda nuk do të kishte humbur një penallti të dhënë në favor të Vllaznisë në minutën e 57-të të ndeshjes. Pas kësaj fitoreje, skuadra kuqeblu shkon në kuotën e 33 pikëve duke mbajtur vendin e tretë, ndërkohë që kampionatin, pas javës së 16-të e kryesojnë, Bylis dhe Laçi me nga 39 dhe 35 pikë.
Rezultatet e Javës së 16-të
VLLAZNIA-AKADEMIA E FUTBOLLIT 6-0
GOLAT: Çobo 18’, 53’, 70’, Iviziku 42’, Amuli 80’, Leka 86’
FOOTBALL REPUBLIC-KASTRIOTI 2-6
GOLAT: Bardhi 60’, Kodra 85’ / Daci 6’ (p), 26’, Xhepa 37’, 62’, Ymaj 50’ (autogol), Vokrri 74’
APOLONIA-LAÇI 2-3
GOLAT: M.Sota 10’, 38’ / Prengaj 28’, 90+3’ Bruka 47’
TIRANA-TEUTA 1-1
GOLAT: Aliaj 28’ / Karepi 87’
DINAMO-SHËNKOLLI 1-2
GOLAT: Mrsiç 50’ / Dobra 90’, Hila 90+2’
TURBINA-BYLIS 0-3
GOLAT: Emini 22’, Morgon 28’, Spahiu 68′