Monday, November 25, 2024

Mjeshtri i Madh, Bujar Qamili me një këngë të re për Vllazninë

Lexo

Prej disa muajsh vazhdon të qëndrojë në Itali, aty ku nën kujdesin e mjekësisë italiane përballoi me sukses një gjendje të rëndë shëndetësore. Kjo është arsyeja që Bujar Qamili, Mjeshtri i Madh i artit shqiptar i mungon kohët e fundit Shkodrës dhe Shqipërisë. Por, në të njëjtën kohë i ka munguar jo pak edhe Vllaznisë, si tifoz personal i kuqebluve, jo vetem në ndeshjet e stadiumit “Loro Boriçi”, por edhe në të gjithë stadiumet e Shqipërisë ku luanin kuqeblutë.

Në të njëjtën kohë, edhe vetë Bujarit i ka munguar shumë Shkodra dhe Vllaznia, të cilën në fakt ka pasur rastin ta ndjekë përmes ekranit të televizorit duke u gëzuar fort për sukseset e kryesimit të kampinatit, por i keqardhur për situatën e javëve të fundit ku skuadra ka lëshuar shumë.

Uniforma e Vllaznisë që Drejtori i Akademisë Vllaznia, Alban Hasani i ka dhuruar Bujarit e ka gëzuar dhe entuziasmuar pa masë. Por, ndërkohë, vetë Bujari kërkon t’i bëjë një dhuratë tjetër nga ana e tij Vllaznisë. Dhe, për këtë, siç pohoi edhe ai vetë në lidhjen e drejtpërdrejtë me Skype nga Italia me “Sport Show” në Tv1 Channel, po merret me realizimin e këngës së re të Vllaznisë. Ndër të tjera ai bëri të ditur se bashkëpunimi është me Qazim Qelën autor i teksit dhe muzika nga Andi Unaza. “Tashti jam krejt mirë me shëndet, së shpejti kthehem në Shkodër dhe me shpresë se Vllaznia po rikthehet tek fitoret dhe fitimi i trofeut kampion, edhe kënga do të përfundojë së shpejti”, u shpreh Bujar Qamili nga Italia.

Kështu, pas këngës së re të promovuar nga Sidrit Bejleri, po vjen edhe kënga tjetër e Bujar Qamilit duke e shtuar akoma më shumë atmosferën sportive përrreth kësaj Vllaznie, e cila pritet të gëzojë fansat e saj të shumë me rezultate pozitive.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img