Trajneri i Skënderbeut, Ivan Gvozdenovic, foli për MCN TV, pas humbjes 1-0 me Teutën. Gvozdenovic, u shpreh se skuadra e tij nuk e kapi dot ritmin, ndërsa shtoi se do të luftojë në ndeshjet e ardhshme.
“Nuk ishte një ndeshje e bukur, por ishte fizikisht e fortë. Ne ishim gati për këto luftëra. Duhet të luanim fort në ajër pasi Teuta është e fortë vetëm aty për topin e dytë. Ideja ishte që të stoponim Teutën me Ramosin dhe Ivanin.
Rashica ishte 2 ditë me temperaturë dhe prandaj nuk ishte gati. Teuta ishte shumë agresive sot. Nëse kapnim paksa ritmin si ndaj Tiranës dhe Egnatias mund të bënim më mirë, por nuk e kemi kapur ritmin dhe nuk treguam lojë të bukur sot.
Do të luftojmë, jemi afër edhe për sipër edhe për poshtë. Do të shikojmë si do të dalim, por në këto javë do të luftojmë në maksimum.”