Egnatia triumfoi 2-1 ndaj Partizanit në Rrogozhinë, duke marrë kështu 3 pikë të rëndësishme në kampionat, e vlefshme për javën e 31-të të Superiores. Pas kësaj sfide, për mikrofonat e MCN TV ka folur trajneri i Egnatias, Edlir Tetova.
“Mendoj se ishte një Final 4. Vinim me 3 mungesa, por djemtë që i zëvendësuan në fushë ishin mirë gjatë gjithë 90 minutëshit. Kjo është sakrifica për ato 8 ndeshje me rezultate jo të mira, për këtë ndeshje që e cilësoi si Final 4 dhe na duhet. Po t’i shohim me statistika që nga fillimi e deri më sot jemi prodhues. Sot nuk e shfaqëm gjatë gjithë lojës, por është rezultati 2-0 që ta jep këtë, por gjithçka është mirë me marrjen e 3 pikëve.
Kjo ishte një mini Final 4 dhe e kisha përgatitur ndeshjen për dy rezultate. Mungesa ishin të shumta pasi ishin 3, por kjo ishte ajo ndeshja ku mungon 1 lojtar dhe është tjetri i gatshëm.
Spahiu dhe Xhemajli? Eksperienca e Xhemajlit dihet në mbrojtje dhe gabimet i ka me pikatore, diçka që shihet nga nivelet ku ka luajtur. Spahiu dihet në pjesën lart, por unë kam çdo lojtar të rëndësishëm për skuadrën.
Mendon se iu duhet punë për të metat e gabimeve? Sidomos në 12 minutat e para kemi bërë gabime, kjo vjen nga motivimi i tepërt. Por edhe Partizani me presingun e tij na vendosi në vështirësi. Mendoj se duke bërë lëvizje zonash të lojtarëve sidomos në mesfushë, pjesa e parë foli për ne. Mendoj se te goli i Partizanit ishte formë tranzicioni. Në analizë e kishim parashikuar ndryshe, sepse në tranzicion lojtarët e mi duhet të bënin faull, gjithsesi…”.