Tuesday, April 30, 2024

Erzeni nuk ia del dot, Dinamo triumfon në “Air Albania” dhe kthehet në katërshen për titullin

Lexo

DINAMO-ERZENI 2-0 (19′ Denison, 72′ Kaçorri)

Triumf i rëndësishëm për Dinamon që rimerr vendin e katërt teksa ka mundur me shifrat 2-0 Erzenin në “Air Albania”, në ndeshjen e vlefshme për javën e 31-të në Superiore.

Denisson shënoi me rastin e parë në minutën 19′ dhe u mbrojtën mjaft mirë duke mos i lejuar shijakasve të rrezikonin portën e Salit.

Blutë administruan mirë lojën dhe priten momentin në pjesën e dytë për të mbyllur ndeshjen falë golit të Kaçorrit, i cili shfrytëzoi një gabim të prapavijës mike në momentin e tyre më të mirë.

Kështu, Dinamo kthehet në vendin e katërt, në krahun tjetër, Erzeni rrezikon më shumë rënien, pasi mban vendin e nëntë me 31 pikë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img