Friday, November 22, 2024

(Video) Arritje e madhe për boksin shqiptar. Adam Maca, Nënkampion Europe në peshën 57 kg. Boksieri kuqezi humbi finalen si i barabartë me boksierin ukrainas, Rasul Guliyev

Lexo

Ka përfunduar konkurimin në Kampionatin Europian të Boksit U18, boksieri kuqezi i klubit shkodran të boksit, Boxing North Albania, Adam Maca. Pas një rrugëtimi të shkëlqyer në turet e mëparshme ku kaloi me shumë sukses bokisierë të përgatitur dhe emër në rang Europian, mes të cilëve edhe kampionin e Europës në fuqi, bullgarin Konstandin Yordanov Kostov, talenti i boksit shqiptar, u kualifikua në finalen e këtij Europiani.

Duke pasur përballë, boksierin nga Ukraina, Rasul Guliyev, Adam Maca demonstroi në ring një formë shumë të mirë sportive. Referuar ecurisë së kësaj ndeshje, specialistët e boksit që e ndoqën prej së afërmi duelin, nuk nguruan ta cilësonin si një  ndeshje të shkëlqyer të boksierit të përfaqësues tonë.

Në fakt, objektivat dhe synimet e Macës dhe trajnerit të tij, Klaodio Çekini, ishin për fitimin e titullit kampion të Europës për peshën deri në 57 kg, dhe realisht edhe ndeshja po fliste në favorion e tij. Por, në raudin e fundit, falë edhe një lëvizje ritmike të kundërshtarit duket se bindi gjyqtarinë për t’ia dhënë fitoren boksierit ukrainas Rasul Guliyev.

Gjithsesi, vendi i dytë dhe titullin nënkampion Europe për Adam Macen arritje shumë e madhe për boksin Shqipëtarë, ku një meritë të padiskutueshme këtu ka edhe trajneri i tij Klaudio Çekini .

 (Video) Pamje nga ndeshja finale e Kampionait Europian, Adam Maca Shqipëri-Rasul Guliyev Ukrainë për peshën 57 kg.,

Gaspër MARKU

     

 

              

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img