Kupa e Shqipërisë, edicioni 2020-2021, luan sot Turin Çerekfinal. Sipas kalendarit të hartuar nga Federata Shqiptare e Futbollit, dy çiftet e parë, Laçi – Partizani dhe Dinamo – Skënderbeu startojnë në orën 13.00, ndërkohë që tre orë më pas, në orën 16.00 ballafaqohen dy çiftet e tjera, Teuta – Kukësi, Vllaznia – Korabi.
Sa i takon çiftit të fundit, atij që do të luhet në stadiumin “Loro Boriçi” në mes Vllaznisë vendase dhe Korabit mysafir, në kampin kuqeblu ka mobilizim dhe besim për ta kaluar me sukses këtë ndeshje, si dhe për të konkretizuar kthesen e premtuar për vazhdimësinë, pas gjithë atyre ndeshjeve të dobëta në kampionat.
Nga sa bëhet e ditur, kuqeblutë në këtë ndeshje do të kenë në dispozicion futbollistët e dëmtuar, njëri prej të cilëve Aleksandër Isajevski pritet të luajë nga minuta e parë, ndërkohë që me rikthimin e tij do të ketë një riformatim të formacionit, në skemë dhe në emra futbollistësh.
Çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë
13:00
Laçi – Partizani
Dinamo – Skënderbeu
16:00
Teuta – Kukësi
Vllaznia – Korabi