Saturday, April 20, 2024

Volejboll Femra-Java e 6-të e K. Kombëtar, Vllaznia humbet në transfertë me Apoloninë 3-2

Lexo

Volejbolli shqiptar ka lënë pas ndeshjet e Kupës së Shqipërisë ku fitues për femra dhe meshkuj u shpallën ekipet e Partizanit duke iu rikthyer ndeshjeve të Kampionatit Kombëtar. Për javën e gjashtë, Vllaznia e femrave që drejtohet nga trajnerja Nora Deda ishte mysafire në Fier duke u ndeshur me Apoloninë vendase. Një ndeshje kjo e shoqëruar me një rivalitet shumë të madh, gjë të tillë e vertetojnë edhe shifrat e seteve. Sidomos ai i dyti ka shkuar në shifra rekord të pikëve shtesë duke u mbyllur me rezultatin 30 me 28 për ekipin vendas të Apolonisë.

Por, jo vetem seti i dytë ka pasur rivalitet, sepse një luftë e fortë sportive ka pasur edhe në setin e parë ku Apolonia e fiton me shifart 25 me 22. Edhe pse në disavantazh të dy seteve, Vllaznia gjen forca për t’u rikthyer në lojë kur fiton dy seteve radhazi, të tretin dhe të katërtin me shifrat 19 me 25 dhe 22-25.

Kështu, me barazimin e 2 me 2, për të përcaktuar fituesin e kësaj ndeshje luhet seti final. Entuziasmi i fitimit të dy seteve radhazi në radhët e skuadrës kuqeblu pritej që të vijonte edhe në setin e pestë, por ka ndodhur e kundërta, sepse skuadra vendase e Apolonisë arriti ta fitojë atë me shifrat 15 me 8 dhe të gjithë ndeshjen me rezultatin, 3 me 2.

Dy ndeshjet e tjera të Grupit A për femra, Elbasani-Barleti dhe Flamurtari-Mirdita luhen pasditen e sotme. Ndërkohë, po për femra Grupi B, janë luajtur dy ndeshje, Lushnja-Partizani 2-3, Skenderbeu-Teuta 3-0, ndërsa ndeshja tjetër e këtij grupi, Korabi-Tirana, luhet pasditen e sotme.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img