Thursday, November 28, 2024

(Video) Tërbuni siguron fazën Play Off. Fitorja ndaj Veleçikut 4-1 i bën optimist pukjanët për kalimin në kategorinë e parë. Një minutë heshtje për ish futbollistin pukjan Ramazan Pemaj ndarë nga jeta pak ditë më parë

Lexo

Java e 20-të e Kampionatit Kombëtar të futbollit për grupin A të kategorisë së dytë ka ballafaquar dy skuadrat e qarkut të Shkodër, Tërbunin dhe Veleçikun, i konsideruar edhe si derbi verior.

Ndeshjes së luajtur në stadiumin “Ismail Xhemali” të qytetit të Pukës i ka paraprirë një ceremoni në nderim të ish futbollist pukjan Ramazan Pemaj, ku pas fjalës së drejtorit sportiv të KF Tërbuni, Alfred Pjetri, është mbajtur një minutë heshtje nga të gjithë të pranishmit në stadium.

Në vijim, sfida në fjalë ka prodhuar plot pesë gola, katër në portën mike të Veleçikut dhe një në atë vendase të Tërbunit. Për t’u theksuar është se pjesa e parë është mbyllur  0 me 0, ndërkohë që golat të gjithë kanë ardhur në pjesën e dytë.

Avantazhi i pukjanëve të drejtuar nga trajneri Sinan Bardhi ka ardhur në minutën e 52-të me autor sulmuesin shkodran, Rigers Xhahysa. Gjashtë minuta më vonë Tërbuni shënon golin e dytë me një tjetër autor shkodran, Jurgen Gjini. Avantazhi për Tërbunin shkon në 3 me 0 falë golit të shënuar në minutën e  65-të nga një tjetër sulmues nga Shkodra si Vildan Kaçubela, çka tregon se bashkëpunimi mes Tërbunit dhe futbollistëve shkodranë vazhdon të jetë i mirëfilltë.

Pas disavantazhit 3-0 reagon Veleçiku i drejtuar nga trajneri Besnik Duli duke arritur të shënojë në minutën e 73-të me Arsen Banushajn përmes pikës së bardhë të penalltisë. Por, ai që vendos gjithçka në këtë ndeshje është Dine që shënon në minutën e 84-të duke mbyllur ndeshjen 4 me 1 në favor të Tërbunit.

Ndërkohë, në ndeshjet e tjera të kësaj jave, Besëlidhja fiton në transfertë me Adriatikun 0 me 3 ku autorë të golave janë Pergjoni, Danaj dhe kapiteni Kledi Dibra. Valbona fitoi në shtëpi me Ilirinë 1-0, Gramshi mundi Murlanin 2-0, ndërsa Sopoi mundi Albanët 5-2.

Pas javës së 20-të, lezhjanët e drejtuar nga trajneri Dritan Smajlaj vazhdojnë të kryesojnë grupin A me një pikë më shumë sesa Valbona, e cila ka një ndeshje më pak dhe në dy javët e fundit të kampionati  shanset janë më të shumta për tropojanët të kalojnë në kategorinë e parë direkt si kampion të grupit A.

(Video) Pamje dhe 5 golat e ndeshjes Tërbuni-Veleçiku 4-1

Gani PEMAJ/Fadil HYSENI

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img