Wednesday, May 8, 2024

Ekskluzive-Merkato-Godet Vllaznia e basketit meshkuj, rikthen 2 metroshin Antthony. Nigeriani gati për sfidën e parë gjysmëfinale ndaj Teutës

Lexo

Një lajm shumë i mirë vjen nga ekipi i basketbollit meshkuj. Entuziasmit të kualifikimit në gjysmëfinale pas dy fitoreve radhazi i është shtuar edhe ai i rikthimit në Shkodër të basketbollistit nigerian me pasaportë amerikane,  Anthony Ozobuekwe.

Themi rikthim, sepse dy metroshi Anthony Ozobuekwe,  u transferua tek Vllaznia në muajin dhjetor të vitit të kaluar dhe luajti me uniformën kuqeblu deri në muajin shkurt, ku për shkak të një fatkeqësie familjare u detyrua të largohej nga Shqipëria.

Ka qënë interesimi e zëvendëstrajnerit Roni Gjeçaj, i cili luan edhe rolin e menaxherit të Shoqatës së Basketbollit Vllaznia meshkuj, që pas një këmbëngulje të gjatë, bindi nigerianin të rikthehej sërishmi në Shkodër. Kështu, pas një marrëveshje të dyanshme mes klubit Vllaznia dhe lojtarit në fjalë, Anthony iu bashku skuadrës kuqeblu.

Falë një shtalartësisë prej 2 metrash, Anthony, është lojtari i duhur që tekniku Damian Bekteshi kërkonte të kishte në skuadër, pikërisht për pozicionin qëndër që njihet për aftësitë e tija mbrojtëse dhe fizikun e tij të fortë. Një pozicion që kuqeblutë kanë hasur probleme jo të vogla në luftën në tabelë, ku edhe janë ndëshkuar shpesh herë nga kundërshtarët.

Nga sa bëhet e ditur forma sportive e Anthony është OK, dhe për këtë stafi teknik i Vllaznisë po shikon mundësinë që 2 metroshin nga Nigeria ta ketë në fushën e lojës që në ndeshjen e parë gjysmëfinale të fazës Play Off, që do ta luajë mbrëmjen e së enjtes në pallatin e sportit “Ramazan Njala” të Durrësit përballë Teutes vendase, sfidë e cila nisë në orën 19:00.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img