Dibranët kanë triumfuar 5-1 përballë Luzit në ndeshjen e prapambetur
Korabi ka arritur të triumfojë me rezultatin 5-1 në ndeshjen e javës së 30-të të Kategorisë së Parë, atë përballë Luzit.
Një ndeshje që ishte parashikuar të luhej më 21 prill, por që u shty për shkak të kushteve atmosferike. Dibranët shënuan me Kasalla(dopietë, 30’ dhe 69’), Çema 34’, Marku 47’ dhe Reçi 90’. Për Luzin goli i vetëm u shënua nga Treni 45’ me 11-metërsh. Korabi, me këtë fitore ngjitet në kuotën e 43 pikëve, vendi i 6-të. Luzi mbetet në vendin e parafundit me 27 pikë.