E nisur dje me dy ndeshjet e para, Skënderbeu-Erzeni 1-0 dhe Dinamo-Laçi 0-0, Java e 33-të e Kategorisë Abissnet Superiore vijon sot me tre duelet e tjera Egnatia-Vllaznia, Kukësi-Teuta, Tirana-Partizani.
Naturisht, që dy sfidat që kanë vemendjen më të madhe, janë ato që luhen në Rrogozhinë dhe Tiranë, fillimisht përballja e dy vendeve të para, Egnatia-Vllanzia dhe më pas derbi kryerqytetas, Tirana-Partizani.
Në 15:00, Egnatia dhe Vllaznia do të përballen sërish së bashku, ashtu sin ë mesjavë në Kupë, por me ndryshimin se sfida do të luhet në Rrogozhinë. Vendi i parë pret të dytin, me Egnatian që duket komode në krye e shkëputur me 8 pikë. Për Vllazninë, sot debuton në stol trajneri Bërdaric.
Po në orën 15:00, Kukësi, tashmë finalist i Kupës, pret Teutën, Verilindorët vetëm matematika i mban në lojë për mbijetesë. Ndërsa durrsakët duan fitoren për të shmangur pozicionin e play-out-it.
Java e 33-të do të mbyllet me derbin Tirana-Partizani. Një sfidë jetike për bardheblutë, që duan zonën “Final 4”, ndërsa nga ana tjetër, të kuqtë vijnë disi më komodë, por gjithsesi, ende nuk e kanë siguruar pjesëmarrjen mes katër skuadrave më të mira.
Ndeshjet e javës së 33-të të Superiores
Dje
SKËNDERBEU-ERZENI 1-0
DINAMO-LAÇI 0-0
Sot
EGNATIA-VLLAZNIA 15:00
KUKËSI-TEUTA 15:00
TIRANA-PARTIZANI 19:00