Saturday, November 23, 2024

Futboll Femra / K. Kombëtar java e 13-të, në kryeqytet klasikja Tirana-Vllaznia, Juban Danja-Murlani pret Teuten në Barbullush

Lexo

Tirana-Vllaznia është ndeshja kryesore e javës së 13-të të Kampionatit Kombëtar të futbolit për femra. Kryesfida e kësaj jave do të luhet në kryeqytet duke kthyer emocionet e një klasike të futbollit shqiptar. Skuadra kuqeblu e drejtuar nga trajnerët Nikolin Leka dhe Arben Parmeza udhëton në kryqytet si kryesuese e kampionati me pikë të plota. Deri tani ajo i ka fituar të gjitha ndeshjet, gjë që do ta kërkojë edhe në këtë ndeshje të radhës. Por, në kampin bardheblu kanë deklaruar se kërkojnë fitoren në këtë ndeshje, që nëse vërtetë realizohet, ose të paktën edhe barazim, Tirana ka meriten se mbetet skuadra e parë e këtij kampionati që i merr pikë Vllaznisë kampione absolute.

Një ndeshje tjetër interesante është edhe ajo që do të luhet në fushën sportive të Barbullushit, në mes Juban Danja-Murlani vendas dhe Partizanit udhëtues, sfida e së cilës staton në orën 13.00.

Po të shtunën do të luhet edhe takimi tjetër Tirana AS – AAS, ndërsa çiftet e tjera, Lushnja-Teuta, Apolonia-Bilisht Sport, Skënderbeu-Kinostudio, një sfidë mjaft emocionuese që do të luhet në Korçë duke filluar nga ora 14:00.

Kalendari i javës së 13-të 

20/03/2021 Tirana – Vllaznia ora 13:00

20/03/2021 Juban Danja – Partizani  ora 13:00

20/03/2021 Tirana AS – AAS ora 11:30

22/03/2021 Lushnja – KF Teuta ora 11:00

22/03/2021 Apolonia – Bilisht Sport ora 13:00

22/03/2021 Skënderbeu – Kinostudio ora 11:00

 

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img