Saturday, April 27, 2024

Basketboll Meshkuj Superliga/Përballje pretendentësh në Shkodër, Vllaznia-Teuta, ora 18.00 në “Qazim Dervishi”-Transmetim direkt në RTSH Sport

Lexo

Superliga e basketbollit shqiptar për meshkuj luan këtë fundjavë ndeshjet e javës së gjashtë. Në tre duelet e kësaj jave spikat përballja në mes Vllaznisë dhe Teutës së Durrësit,dy skuadrat pretendente për fitimin e titullit kampion. Kjo është ndeshja e parë e fazës së dytë, ndërkohë kujtojmë se në startin e kampionatit

Përballja e parë në startin e kampionatit e luajtur me datë 27 shkurt në pallatin e sportit “Ramazan Njala” të Durrësit ka përfunduar me rezultatin 92 me 80 në favor të durrsakëve. Ndeshje kjo ku skuadra kuqeblu u paraqit me një ekip i cili kshte vetëm shtatë ditë nga kompozimi i tij, kryesisht me lojtarë të luaj amerikanë duke i shtuar edhe problematiken e kushteve stervitore. Ndërkohë, tashmë është diçka krejt tjetër. Vllaznia e koshit për meshkuj ka arritur të rikuperojë shumë në lidhje me formën sportive, dhe përballja e sotme në Shkodër pritet të jetë një duel i fortë, me një Vllazni që do të kërkojë vetem fitoren.

Për vetë rëndësinë e takimit, ndeshja Vllaznia-Teuta në basketboll për meshkuj do të transmetohet nga RTSH Sport drirekt nga pallati i sportit “Qazim Dervishi” duke filluar nga 18.00.

Po ditën e sotme përballen Partizani-Goga Basket dhe Eagles-Tirana, ndeshje këto ku që të dyja do të luhen në kryeqytet dhe në të njëjtën orar 17.00, por në fusha të ndryshme. Çifti i parë e zhvillon ndeshjen në pallatin e sportit”Qazim Dervishi”, ndërsa Eagles-Tirana luajnë në sallën sportive, “Farie Hoti”.

Pas javës së pestë, Superligën e basketbollit për meshkuj e kryeson Goga Basket me 10 pikë, Teuta dhe Vllaznia ndajnë vendin e dytë dhe të tretë me nga 9 dhe 8 pikë. Tiranë është e katëta me 5 pikë, më pas Partizani me 6 pikë dhe mbyllë renditjen Eagles me 5 pikë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img