Vllaznia dhe Dinamo, janë gati për sfidën që do të luhet pas pak, ora 16:00, në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës. Ashtu siç kishte paralajmëruar edhe në konferencën për shtyp dhënë një ditë para ndeshjes, trajneri Thomas Brdariç ka projektuar një formacion me ndryshime përballë dinamovitëve.
Në portë është Kristi Qarri, në dy krahët e mbrojtjes Geralb Smajli dhe Esin Hakaj ndërsa në qëndër i riu Gledian Pusi që ka zëvendësuar Millosh Stojanoviç të dëmtuar Marko Juriç.
Një tjetër mungesë do të jetë ajo e Ardit Krymit në repartin e mesfushës, të cilin Brdariç ka menduar ta zëvendësuar me Eslit Salë, i cili javët e fundit ka shfaqur një formë shumë të mirë sportive. Së abshku me Salën në këtë repart do të luajnë Rejan Alivoda dhe Lorik Boshnjaku.
Ndërsa, në vijën e parë sulmuese dyshja Esat Mala së bashku me Mehdi Çobën duke pasur në majë kapitenin Bekim Balaj.
Në krahun tjetër, trajneri blu Dritan Mehmeti kundrapërgjigjet me këtë formacion: Sali, Marku, Behiratçe, Hoxha, Lorran, Gudiabi, Smaçi, Qefalija, Zabërgja, Denison, Vila.
Formacionet zyrtare të skuadrave:
VLLAZNIA: Qarri, Smajli, Pusi, Juriç, Hakaj, Sala, Boshnjaku, Alivoda, Mala, Çoba, Balaj. Trajner: Thomas Brdariç
DINAMO: Sali, Marku, Behiratçe, Hoxha, Lorran, Gudiabi, Smaçi, Qefalija, Zabërgja, Denison, Vila. Trajner: Dritan Mehmeti
Ndeshja Vllaznia-Dinamo do të gjykohet nga arbitri që mban stemen e FIFA-s Enea Jorgji. Ndihmës do të ketë Denis Rexha(Tiranë), Ridiger Çokaj(Lezhë). Arbitër i 4: Eldorjan Hamiti(Lezhë). Në VAR dhe AVAR janë, Olsion Yzeiraj(Patos) dhe Adrian Beqiraj(Tiranë). Delegat është Mario Kërtusha(Durrës) dhe Vëzhgues: Plarent Kotherja(Tiranë).