Monday, May 20, 2024

Derbi kuqezi në Serie A, Asllani dhe Bajrami titullarë në takimin Sassuolo-Inter

Lexo

Do të luhet sot në mbrëmje në orën 20:45 sfida Sassuolo-Inter, e vlefshme për javën e 35-të të kampionatit italian.

Tashmë që ka siguruar titullin kampion, trajneri i zikaltërve, Simone Inzaghi ka vendosur që të kursejë disa nga titullarët e skuadrës, për t’iu dhënë më shumë hapësira atyre që janë aktivizuar më pak këtë sezon.

Nga ky vendim përfiton mesfushori i kombëtares shqiptare Krisjtan Asllani që do të luajë që nga minuta e parë në transfertën e sotme kundër Sassuolos. Do të ketë një derbi kuqezi në këtë takim, pasi tek vendasit është projektuar titullar mesfushori shqiptar Nedim Bajrami.

Mbrojtësi i kombëtares Marash Kumbulla pritet që të nisë nga stoli ndeshjen e sotme kundër Interit.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img