Monday, November 25, 2024

Liga e Kampioneve, spikasin shqiptarët Strakosha dhe Muriqi

Lexo

Tomas Strakosha në portë dhe Vedat Muriqi në sulm ishin dy shqiptarët që luajtën me shumë sukses mbrëmjen e së martes në takimet e Liges së Kapioneve. Në sfiden përballë Dortmundit e luajtur në “Olimpiko”, që të dy mbanin të veshur fanelen e Lacios, aty ku që të dy kanë mbërritur falë fteses së marrë nga një shqiptar tjetër si Igli Tare që mban postin e drejtorit teknik dhe që me punën e tij profesionale në menaxhimin e klubit italian ka marrë vlerësime maksimale nga strukturat sportive në Itali dhe jashtë saj. 3 me 1 në favor të Lacios ka përfunduar kjo ndeshje dhe pa as më të voglin dyshim pjesë në këtë fitore ka edhe dyshja shqiptare, Strakosha-Muriqi.

Mediat vendasve përmes specialistëve dhe analistëve italianë janë ndalur më shumë tek portjeri Strakosha duke e konsideruar atë si heroin e takimit. “Ndoshta Thomasi nuk mund të bëjë asgjë në rastin e golit të Halandit, të cilit i tha ‘jo’ në fillimin e pjesës së dytë, me një refleks fantastik, por e vërteta është që ky djalosh është një siguri e madhe për Lacion, edhe kur bëhet fjalë për gjëra të vogla”, shkruan për të “Eurosport” duke i vendosur noten 6.5 . Ndërsa, “Tuttomercatoëeb” i vendos Strakoshës noten 7-të duke theksuar se “Ishin të paktën 3 raste kur Strakoshës iu kërkua të bëhej protagonist absolut. Shqiptari përgjigjet ‘prezent’ dhe mban portën e blinduar. Te goli i Haland nuk mund të bëjë asgjë”. Me noten 7 u vlerësua Strakosha edhe nga “Lalaziosiamonoi” shoqëruar me këtë koment”: “Pritja e tij me këmbë ndaj Guerreiros ishte jetike për fitoren, teksa mbrojtësi i Dortmundit ishte lëshuar si një tren në zonën e Lacios. Kjo pritje madhështore, kur rezultati ishte 1-0, i lejoi Lacios që të luante më e qetë dhe të gjente edhe golin e dytë Strakosha ndërkohë nuk mund të bëjë asgjë pas ‘predhës’ së Halandit, por më pas devijon në goditje këndi një gjuajtje me kokë të norvegjezit, të cilën norvegjezi nuk e beson. Strakosha, saraçineska e Lacios”.

Nga ana tjetër vlerësime pozitive ka marrë edhe sulmuesi Vedat Muriqi në këtë debutim të parë për klubet në Europë dhe pikërisht në një kompeticion të tillë kaq të rëndësishëm  si Liga e Kampioneve. 26-vjeçari nga Prizreni, u aktivizua në lojë në minutën e 67-të duke zënë vendin e Korreas. Një moment historik ky për Muriqin, i cili u bë lojtari i parë i përfaqësueses së Kosovës që luan në një ndeshje të Ligës së Kampionëve.

Sa i përket ndeshjeve që do të luhen mbrëmjen e sotme, ato janë plotë tëte takime të tjera, të gjitha për t’u shijuar. Në fushë do të zbresin kampionët në fuqi të Champions-it, Bajern Mynih, që do të nisin zyrtarisht mbrojtjen e trofeut, teksa i pret një përballje tepër delikate kundër Atletikos së Simeones. Ekipet e tjera të mëdha europiane si, Real Madrid, Liverpul, Mançester Siti si dhe Inter, pritet t’i shtojnë magjinë mbrëmjes së sotme. Ja dhe çiftet e duelit të së mërkures dhe oraret kur ato do të luhen. Dy prej tyre, ato  Salzburg-Lokomotiv M. dhe Real Madrid-Shahtjor startojnë në orën 18:55, ndërsa të tjerat,  Bajern Mynih-Atletiko, Mançester Siti-Porto, Olimpiakos-Marsejë, Ajaks-Liverpul, dhe Midtjylland-Atalanta luhen në oren 21:00.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img