Ka përfunduar java e 34-të e kampionatit “Abissnet Superiore”. Vllaznia dhe Partizani siguruan matematikisht pjesëmarrjen në “Final 4”.
Në stadiumin “Loro Boriçi” Vllaznia fitoi 1-0 me Dinamo City, ndërsa në “Arenën e Demave” Partizani triumfoi me të njëjtin rezultat 1-0 ndaj Skënderbeut.
Teuta mori një fitore të rëndësishme në shtëpi, pasi mposhti Egnatian e vendit të parë në “Niko Dovana” me rezultatin minimal 1-0.
Edhe Laçi ja doli mbanë të fitonte ndaj Tiranës 1-0 në Laç. Ndërsa takimi Erzeni – Kukësi përfundoi në barazim 3-3.