Wednesday, May 29, 2024

Seria A-Kumbulla fiton duelin me Asllanin, Bajrami nuk luan

Lexo

Në Mapei Stadium, Sasuolo mund Interin 1-0 duke marrë tri pikë të çmuara në betejën për mbijetesë.

Duel shqiptarësh në “Mapei Stadium”, Marash Kumbulla nga njëra anë dhe Kristjan Asllani nga ana tjetër në duelin Sasuolo-Inter. Një sfidë e fituar nga skuadra me të cilën aktivizohet mbrojtësi kuqezi, me një gol të shënuar nga Armand Laurienté 20’, për tri pikë të çmuara në betejën për mbijetesë.

Ndërsa Kumbulla luajti të gjithë ndeshjen, Asllani u zëvendësua në minutën e 74-ët nga Klaassen. Mesfushori i Sasuolos, Nedim Bajrami e pa të gjithë ndeshjen nga stoli.

Notat sipas tuttomercatoweb

Kumbulla 6.5 – I aftë për ta mbajtur Sanchezin larg dhe për ta mbyllur atë kur ai përpiqet të depërtojë. Disa pasaktësi në pasimet e gjata për shokët e tij, por i patëmetë në mbylljet ndaj Lautaro dhe Arnautovic.

Asllani 6.5 – Është një nga rastet kur duhet të japë një përgjigje. Në një të ardhme jo shumë të largët, a mund t’i mbajë ai çelësat e makinës? Inzaghi vazhdimisht i kërkon më shumë personalitet, ai rritet me kalimin e minutave dhe mundësitë më të mira të zikaltërve lindin nga këmbët e tij.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img