Gjysmëmaratona ka ulur siparin të dielën paradite, ndërsa në të kanë marrë pjesë mbi 300 vrapues të të gjitha moshave. Është konkurruar në 5 dhe 10 kilometra dhe 21 kilometra, ndërsa për sekretarin e përgjithshëm të Maratonë Albania, Leonard Peca, dhe presidentin e Maratonë Albania, Dashamir Çali besojnë se gjithçka ishte brenda pritshmërive.
Në 10 kilometra fitues ishin Urosh Guliç nga Bosnje-Hercegovina dhe Monika Molina Morales e Spanjës. Kurse në 21 kilometra Ante Zivkoviç i Kroacisë dhe Naile Seferaj e Kosovës.