Tuesday, December 10, 2024

(Video) Vllaznia shpallet kampione për herë të katërt radhazi në Futboll Femra U17. Pas barazimit në finale me Tiranën 1-1, fiton me penallti 5-4

Lexo

Tirana U17-Vllaznia U17-1-1(Shënuese: Hava Hyseni  34’/Marinela Ndoci 87’) Penalltitë 4-5

Penalltitë e Vllaznisë u realizuan nga: Marinela Ndoci, Herta Hasaj, Drilona Mataj, Imelda Ara, Eriana Haxhija

Formacioni i Vllaznisë: Eriana Haxhija, Besarda Guri, Desara Lorja,Imelda Ara, Herta Hasaj, Lusil Cungu, Egla Hoxha, Drilona Mataj, Marinela Ndoci, Sara Qukaj, Françeska Hila(U aktivizuan: Xhuela Cukaj, Riona Nika). Tranere: Luçie Gjini. 

Vllaznia U17 në futboll për femra është shpallur kampione e Shqipërisë për sezonin 2023-2024. Skuadra kuqeblu e drejtuar nga trajnerja Luçie Gjini luajti sot finalen me ekipin e Tiranës U17, në një ndeshje plot emocione, ku për të përcaktuar skuadrën kampione janë dashur gjuajtjet e penalltive.

Ndeshja e luajtur sot në “Shtëpinë e Futbollit” në fakt ka nisur më mirë për Tiranën vendase, e cila ka shënuar e para në minutën e 34-të me anë të Hava Hysenit. Me rezultatin 1 me 0 për Tiranën është mbyllur pjesa e parë, ndërkohë që pjesa e dytë është shoqëruar me një luftë shumë të fortë sportive, kun ë fushë është parë një Vllazni shumë këmbëngulëse duke marrë veprime sulmuese derisa arriti të gjente golin e barazimit në minutën e 87-të me anë të Marinela Ndocit.

Në bararazim 1 me 1 është mbyllur koha e rregullt, dhe për të përcaktuar ekipin kampion është dashur të gjuhen penalltitë, ku ekipi i Vllaznisë është treguar më i saktë, pasi pesë futbollistet kuqeblu, Marinela Ndoci, Herta Hasaj, Drilona Mataj, Imelda Ara, Eriana Haxhija e dërguan topin në rrjetën e Tiranës, ndërkohë që futbollistet bardheblu shënuan katër të tilla.

Në këtë mënyrë, 4 me 5 me penallti dhe 5 me 6 në rëzultatin e përgjithshëm, Vllaznia U17 është shpallur kampione e Shqipërisë për sezonin 2023-2024. Në përfundim të ndeshjes finale është organizuar ceremonia e mbylljes së krekt kampionatit, kun ë praninë e përgjegjësit të sektorit të futbollit të femrave pranë FSHF-së, Endri Hyka, ka qënë trajneri i kombëtares së futbollit femra Armir Grima që i ka dorëzuar kapitenes së Vllaznisë Marinela Ndoci trofeun e titullit kampion për sezonin 2023-2024.

(Video) Pamje nga festa e Vllaznisë U17 në futboll femra, pas fitimit të titullit kampion 2023-2024.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img