Kategoria e Parë luan sot 5 nga 6 ndeshjet e fundit të kampionatit. E vetmja enigmë në këtë kampionat është “Play-out”,ku 4 ekipe do të luftojnë në distancë për të shmangur vendin e 9-të dhe 10-të.
Kështu mes tyre për t’i shpëtuar “Play-Out” do të luftojnë Kastrioti,Lushnja,Burreli dhe Besa. Të 4 ekipet do të luajnë ndeshjen e “jetës” ditën e sotme. 5 ndeshjet e sotme do të luhen në të njëjtën orë.
Ndërkohë dueli mes Bylis dhe Elbasanit do të luhet ditën e nesërme në “Elbasan Arena” në orën 17:00. Në këtë sfidë do ti dorëzohet trofeu skuadrës së Elbasanit,me këta të fundit që janë shpallur kampionë të Kategorisë së Parë.
Java e 33-të e kategorisë së parë
Kastrioti-Korabi(16:00)
Tomori-Lushnja(16:00)
Besa-Flamurtari(16:00)
Burreli-Apolonia(16:00)
Luzi 2008-Vora(16:00)
Nesër
Bylis-Elbasani(17:00)
Fatos LAMAJ