Sunday, May 19, 2024

Nga Fatmir POPJA Peqin-I madh e i vogël në stadium për të mbështetur “K.F Shkumbini” përballë Orikut në Play-off

Lexo

Stadiumi i qytetit të Peqinit parashikohet të jetë i mbushur me mijëra në tifozë në mbështetje të ekipit të tyre të zemrës ” K.F Shkumbini” pasditen e të Enjtes ku bardh e kaltërit do luajnë ndeshjen e parë të Play-off përballë Orikut.

Prej kësaj mesjave kudo në qytetin e Peqinit dëgjohen thirrjet “Të gjithë në Stadium në mbështetje të K.F Shkumbini”, ndërsa hyrja në të gjitha tribunat është njoftuar se  do jetë falas .Nga ana e organizatorëve ju është kërkuar tifozëve që ata të sistemohen në tribuna të paktën 15-30 minuta para fillimit të kësaj sfide dhe të përjetojnë fillimisht krahas emocioneve të ndeshjes edhe tingujt e Këngës Himn  të K.F Shkumbit , krijuar me rastin e 100 vjetorit të bardh e kaltërve.

Gjithashtu tifozërisë i është kërkuar mbështetje maksimale morale e ekipit gjatë ndeshjeve të Play-off për ti inkuranjuar futbollistët për të bërë më të mirën në fushën e lojës .K.F Shkumbini kërkon mbështetje të përherëshme  e të pashtershme nga tifozëria peqinase dhe premton se do i rikthejnë këtij qyteti lavdinë në këtë sport.

Një grup i ultrasve “BESNIKËT” të këtij ekipi  u shprehën   se tifozët duhet tu bashkohen atyre  në  stadium këtë të Enjte dhe ta tejmbushin atë  duke e inkurajuar ekipin por pa sharje se ato na kanë  ardhur në majë të hundës.

Ka ardhur koha ta lëmë pas imazhin  e keq të krijuar kohë më parë sepse tashmë në stadium vijnë  edhe gratë  ,motrat dhe vajzat tona. Duhet të japim leksion qytetarie në stadium dhe të mblidhemi sa më shumë në tribuna dhe të brohorasim parreshtur  që të motivohen futbollistët e Peqinit  për ta fituar ndeshjen ndaj Orikut.

Kjo ndeshje na do të gjithëve në stadium .I madh e i vogël duhet të jetë në mbështetje të K.F Shkumbinit gjatë ndeshjeve të Play-off u shprehën ultrasit.Edhe figura të shquara të futbollit të Peqinit kërkojnë mbështetjen e tifozërisë në fazën e Play-off e cila përkon edhe me 100 vjetorin e themelimit të këtij Klubi Futbolli.Ndeshjet e Play-off duhet ti kthejmë në Ditë Feste deklarojnë veteranët e këtij sporti në Peqin.

Ndërkaq drejtuesit dhe ekipi janë angazhuar që ti justifikojnë me lojë dhe rezultate pozitive ndeshjen e Play -off dhe të sigurojnë ngjitjen në Kategorinë e Parë ,sukses i cili do shoqërohet edhe me  shpërblimin prej 50 mijë euro të vënë në dispozicion nga Presidenti i “K.F Shkumbini”, Ali Kasa .

Fatmir POPJA

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img