Sunday, November 24, 2024

Futboll Femra-Sot, finalja e madhe Vllaznia-Apolonia. Ora 17:30 në “Shtëpinë e Futbollit” Tiranë. Titulli i 11-të kampion, gati për të udhëtuar drejt Shkodrës!

Lexo

Vllaznia-Apolonia është finalja e mirëpritur e Kampionatit Kombëtar të futbollit për femra. futbollit te femrave. Pasi kanë eleminuar në gjysmëfinalen e “Final 4”, Vllaznia, Partizanin me dy fitore, 0-3 dhe 7-0, si dhe Apolonia, Tiranën, 1-1 dhe 20, të dyja skuadrat përballen sot në “Shtëpinë e Futbollit”, kompleksi sportiv modern i Federatës Shqiptare të Futbollit.

Përballë Vllaznisë, 10 herë kampione e Shqipërisë është Apolonia, e cila nga ana e saj vitet e fundit ka bërë përpjekjet maksimale për të ndalur skuadrën kuqeblu. Dhe, një një farë mënyre, barazimi 0-0 në ndeshjen e fazës së dytë në Fier ka qënë një sinjal kërcënues për Vllazninë.

Megjithatë, në kampin kuqeblu i kanë marrë masat e duhura që ta kurorëzojnë me sukses këtë finale, në mënyrë që titulli kampion, i 11-ti radhazi të udhëtojë sonte drejt qytetit të Shkodrës. Një gjë të tillë e kanë deklaruar vetë futbollistët e kësaj skuadre, trajnerët Nikolin Leka dhe kolegu i tij Fabiol Rexhepi, si dhe presidenti i KFF Vllaznia, Lazër Matija.

E veçanta e kësaj sfide finale është se FSHF ka vendosur  në gjykim arbitrat më të mirë, ndërkohë që i pranishëm do të jetë edhe sistemi VAR, çka ia shton akoma më shumë seriozitetin këtij evemti madhor të futbollit të femrave.

Nga sa bëhet e ditur, të pranishëm në “Shtëpinë e Futbollit” Tiranë pritet të jenë tifozë të shumtë kuqeblu, në mbeshtetje të ekipit të zemrës Vllaznia, në mënyrë që të gjithë së bashku të festojnë titullin e 11-të kampion radhazi pqër ngjyat kuqeblu.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img